TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga puna praktike në punë me orar të plotë, si ta realizoni?

by TËVË 1
4 muaj ago
0
A A
Nga puna praktike në punë me orar të plotë, si ta realizoni?

Shumë punëdhënës që ofrojnë punë praktike e bëjnë këtë si mënyrë për të provuar dhe rekrutuar punonjës të rinj me orar të plotë. Punëdhënësit dëshirojnë që njerëzit të cilët bëjnë praktikë në kompaninë e tyre të kenë një etikë të fortë pune, të jenë të besueshëm, si dhe ta duan punën në mënyrë të pavarur dhe në mjedis ekipor. Nëse veç jeni në punë praktike dhe dëshironi të kaloni në punë me orar të plotë, mund të përdorni disa teknika specifike për të rritur mundësitë tuaja për t’u punësuar.

Krijoni një përshtypje të mirë

Raportet miqësore në punë kërkojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si dhe qëndrim sa më pozitiv. Si praktikant/e është përgjegjësia juaj t’i tregoni mbikëqyrësit tuaj dhe të tjerëve brenda kompanisë që keni aftësitë që kërkohen, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, që të përshtateni me kulturën e kompanisë. Nëse i kushtoni rëndësi misionit të kompanisë, kërkesat e saj, natyrën e punës dhe formën si vlerësohen punëtorët, kjo do t’ju ndihmonte ta fitonit vendin e punës.

Caktoni vetes qëllime/angazhohuni vazhdimisht

Vendosni qëllime personale që dëshironi të arrini gjatë praktikës dhe kërkoni nga mbikëqyrësi juaj për punë shtesë. Nëse e shihni se puna juaj është kryer, kërkoni projekte të reja ose informata rreth kompanisë, ose lexoni revistat profesionale. Caktimi i qëllimeve është veçanërisht i rëndësishëm për praktikantët, për tu siguruar që kanë përfituar aftësitë e duhura që kërkohen nga punëdhënësit.

Bëni sa më shumë pyetje

Shfrytëzoni mundësinë gjatë periudhës së praktikës që të parashtroni sa më shumë pyetje, sidomos rreth çështjeve të cilat nuk i kuptoni rreth punës apo industrisë. Kësisoj, ju arrini t’i tregoni punëdhënësit se jeni të motivuar dhe vërtet doni të mësoni gjithçka rreth punës. Praktikat janë një përvojë e shkëlqyeshme për të mësuar. Prandaj, sa më shumë pyetje që bëni, aq më shumë do të mësoni për punën dhe si funksionon industria.

Zhvilloni etikën e punës

Gatishmëria që ju shfaqni për të përfunduar punën me çdo kusht, i jep punëdhënësit besimin se do të bëheni një anëtar i vlefshëm i ekipit nëse punësoheni. Prandaj, çdo ditë e më shumë tregoni punëdhënësit tuaj dëshirën që keni për të mësuar gjëra të reja dhe për t’u zhvilluar profesionalisht./AkademiPune

Tags: etika e punësorari në punëpuna praktikeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranverë-Verë 2026, trendet dominuese për sezonin e ardhshëm

Pranverë-Verë 2026, trendet dominuese për sezonin e ardhshëm

Sa më gjatë t’i lini, aq më shpejt prishen! 8 ushqime që nuk duhen futur kurrë në frigorifer

Sa më gjatë t’i lini, aq më shpejt prishen! 8 ushqime që nuk duhen futur kurrë në frigorifer

Nëse fotografitë e vjetra ju zgjojnë këtë pyetje, është koha për një vendim të vështirë

Nëse fotografitë e vjetra ju zgjojnë këtë pyetje, është koha për një vendim të vështirë

Ja si të zgjidhni syzet perfekte sipas formës së fytyrës suaj

Ja si të zgjidhni syzet perfekte sipas formës së fytyrës suaj

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën