TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Prizreni, studentë e veteranë i bashkohen protestës gjithëpopullore në Tiranë

Në Prizren, dhjetëra të rinj dhe veteranë të luftës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare në mbështetje të vlerave të UÇK-së.

by TËVË 1
6 muaj ago
0 0
A A

Të veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e flamuj kuq e zi në duar, iu bashkangjiten thirrjes për drejtësi.

Këta studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, këtë të premte u mblodhën bashkë për të marrë rrugë për Tiranë.

Në këtë rrugëtim bashkë me veteranë e familjarë dëshmorësh, synim patën të jenë pjesë e protestës gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Ne sot do të tregojmë se i gjithë populli i Kosovës, i gjithë populli shqiptarë liridashës është krah tyre dhe është me ta dhe ata nuk duhet ta ndjejnë vetën të vetmuar edhe pse janë në burg”, tha ish-luftetari, Halil Çadraku.

“Mendoj që kjo protestë do të jetë shumë shumë e vlefshme, të cilët janë padrejtësisht të burgosur. Ne nuk kemi bërë krime, kemi bërë luftë çlirimtare, kështu që besoj do jetë një ndihmesë e madhe edhe vetëdijësim për popullin tonë që të jemi gjithmonë të bashkuar”, tha ish-luftetari Sami Badalli.

“Mbrojtja e vlerave të luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli i shtetit të Kosovës dhe bazuar në këtë nëse dënohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një fare mënyre dënohet edhe Kosova”, tha qytetari Haxhi Shala.

E ka edhe prej atyre, që këtë protestë e shohin si të vonshme.

“Kjo protestë ka me pas një efekt të jashtëzakonshëm, unë besoj që ka pas por pak më duket që jemi vonu se këto nuk është dashtë me u ndal prej fillimit hiç”, tha Fadil Gashi.

Nga Prizreni për Tiranë, sipas kryetarit të OVL-UÇK-së në këtë komunë, janë nisur 7 autobusë.

“Ne si degë e OVL në Prizren jemi organizuar për të mirë. E veçanta e këtij tubimi është se edhe Unioni i Studentëve ‘Ukshin Hoti’ na ka përkrah dhe do të jenë diku 50 studentë me uniforma të UÇK-së. Ne këtu prej Prizrenit kemi organizu 7 autobusë, por ka që do shkojnë edhe me makina të tyre”, tha kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

Protesta kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është mbajtur në gusht në Prishtinë, e në shtator te selia e Speciales në Holandë.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë në Fier – i ngeci trupi në dritare

U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë në Fier – i ngeci trupi në dritare

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën