TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga prilli, rryma pritet të shtrenjtohet për 15% – Gërxhaliu ironizon: S’është befasi  

by TËVË 1
2 vjet ago
5
A A
Nga prilli, rryma pritet të shtrenjtohet për 15% – Gërxhaliu ironizon: S’është befasi  

Propozimi për shtrenjtim të rrymës nga prilli për 15 për qind nuk është befasi për ekonomistin, Safet Gërxhaliu.

Kështu ironizon ekonomisti, pasi që sipas tij mungon transparenca, dialogu e një debat në interes të qytetarëve e që nuk është në “interes të përfitimit të kompanive private”.

“Duke pasur parasysh faktin që në janar të këtij viti është adresuar kërkesa për një rritje prej 35 për qind të çmimit të energjisë elektrike nga tre operatorët kryesorë, një rritje e tillë nuk është befasi. Është befasi nga fakti që mungon transparenca, mungon një dialog i mirëfilltë, mungon një debat që është në interes të qytetarëve dhe të ekonomisë sesa në interes të përfitimit të kompanive të ndryshme”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai tha se nga viti 2021, Kosova po përjeton ngritjen e çmimit të energjisë elektrike tri herë radhazi prej 130 për qind.

“Duhet të pranohet e vërteta që nga viti 2021, Kosova i ka pas tri ngritje të çmimit në formë reale. Në vitin 2021 ka qenë 100 për qind, në vitin 2023 ka qenë 15 për qind dhe në qoftë se do të miratohet kjo kërkesë prej 15 për qind atëherë Kosova do ta ketë një ngritje të çmimit në këtë periudhë kohore prej 130 për qind që vërtetë është një goditje shumë e fuqishme ndaj qytetarëve, por edhe një sfidë e re për sektorin privat në Kosovë, në veçanti për sektorin prodhues”, tha ai.

Ndërkohë, deklaroi se nuk është e vërtetë që Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike.

“Nuk është e drejtë morale dhe etike dikush të thotë që Kosova sot e ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike nuk qëndron një fakt i tillë nga fakti që kur flitet për një gjë të tillë duhet të maten shumë parametra ekonomik”, tha ai.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të premten ka njoftuar se ka propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15 për qind duke nisur nga muaji prill. ZRRE-ja ka publikuar raportin konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, ku është propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet sërish./teve1.info/

 

Tags: rryma elektrikeSafet gerxhaliuTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

Durmishi, sulmuesi i së ardhmes te Juventusi

Durmishi, sulmuesi i së ardhmes te Juventusi

Nis me fitore epoka e LeBron James te Philadelphia 76ers

Nis me fitore epoka e LeBron James te Philadelphia 76ers

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën