TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga Prekazi për drejtësi – motoristët nisen drejt Hagës me mesazhin “Liria ka emër”

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Nga Prekazi për drejtësi – motoristët nisen drejt Hagës me mesazhin “Liria ka emër”

Motoristët nisen nga Prekazi drejt Hagës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot është bërë nisja e marshit simbolik me motoçikleta drejt Hagës, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, me qëllim për të shprehur mbështetje për drejtësinë dhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Organizatori i marshit, Ismail Tasholli, tha se ky rrugëtim bart një mesazh të fortë simbolik dhe kombëtar.

“Sot e kemi filluar marshin. Synimi ynë është që karvanit t’u bashkohen pjesëtarë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe diasporës. Do të ndalemi në Cyrih dhe më pas në Dyseldorf, ndërsa më 19 tetor do të arrijmë në Hagë”, tha Tasholli në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ai theksoi se nisja nga Prekazi nuk është e rastësishme, por mbart kuptimin historik të sakrificës dhe lirisë.

“Prekazi është pikënisja e çdo shqiptarizmi. Mesazhi ynë është i qartë – ‘Liria ka emër’. Kërkojmë drejtësi, transparencë dhe gjykim të paanshëm, jo politik”, u shpreh ai.

Sipas tij, marshit do t’i bashkohen qindra motoristë nga vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Italinë, Holandën, Greqinë dhe Zvicrën, ndërsa në Bruksel, pranë Parlamentit Evropian, do të dorëzohet një kërkesë për transparencë dhe monitorim të procesit gjyqësor në Hagë.

“Nuk do të mbajmë fjalime gjatë rrugëtimit, për të mos e politizuar marshin dhe për të ruajtur karakterin e tij simbolik”, shtoi Tasholli.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, po zhvillohet gjykimi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Tags: HagëIsmail TasholliLiria ka emërTeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën