TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm

Gjykata e Krimeve të Rënda në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj dy të arrestuarve në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ata dyshohen si pjestarë të grupit kriminal që planifikuan dhe shkaktuan sulm terrorist ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës.

Forca të shumta speciale po shkojnë drejt Pallatit të Drejtësisë.

Brenda veturave janë dy të dyshuarit për terrorizëm, Blagoje Spasojeviq dhe Dusan Maksimoviq.

Ata po dërgohen nën përcjellje të pjesëtarëve të njësisë elite të Policisë, para gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Nën dyshimin se të dielën u përfshinë në grupin terrorist që sulmoi me armë zjarri pjesëtarët e Policisë së Kosovës, u vendos që secilit prej tyre t’i caktohet masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Me të përfunduar seanca dëgjimore, nxirren nga objekti për t’u dërguar në vuajtje të paraburgimit.

Por, me pamjen që po e shihte dhe vendimin që u mor, nuk po pajtohet motra e Dushan Maksimoviq.

Derisa, avokati i të arrestuarit po paralajmëron ankesë.

“Ne do të parashtrojmë ankesë dhe kemi paraqitur disa fakte që mendojmë se janë relevante dhe që tregojmë për diçka që ndoshta është më shumë mosmarrëveshje se sa që ka lidhje me veprën penale. Paralajmëroj për nesër ankesë dhe do ta shohim se si gjykata do ta trajtoj këtë ankesë tonën”, tha avokati Dejan Vasic.

Ai ka një kërkesë për institucionet kosovare, derisa thotë se klienti i tij nuk ishte në gjendje të mirë.

“Dje nuk ishte në gjendje të jap deklaratë. Ishte pak i shqetësuar për gjithë që ndodhi, por unë do të kërkoj që ai të merret në pyetje sa më parë, nëse është e mundur që nesër”, u shpreh Vasic.

Vendim i njëjtë u mor edhe për të arrestuarin e tretë.

Një muaj paraburgim u caktua edhe ndaj tij, por që për dallim nga dy të tjetër, Vladimir Toliq po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare, pasi u plagos në shkëmbim zjarri me Policinë e Kosovës.

Të tre këta u arrestuan pasditen e së dielës në fshatin Banjskë të Zvecanit.

Arton Rama

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën