TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga një muaj paraburgim për dy mjekët e Spitalit të Gjilanit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
REL: Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, me dyshimin e kryerjes së veprës penale marrje e ryshfetit, raporton teve1.info

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, e konfirmoi lajmin për teve1 derisa tha se masa e paraburgimit llogaritet nga dita e arrestimit të tyre.

Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, janë arrestuar të shtunën nga Krimet Ekonomike nën dyshimin për marrje ryshfeti. Mjekët janë arrestuar gjatë kujdestarisë.

“Në lidhje me pyetjet e juaja për rastin në fjalë ju njoftojë se dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, tha Shkodra për teve1.info

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

“Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit. Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi”, shtoi Shkodra.

Policia e Kosovës njoftoi se mjekët janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje.

Sipas policisë, anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

Ndërsa kirurgu dyshohet se kishte marrë, lidhur me ndërhyrjen 330 euro, ndërsa, sipas policisë, kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Të njëjtit fillimisht u ndaluan për 48 orë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump i quan negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u kërkon të tregohen seriozë

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Diplomati më i lartë i Pakistanit thotë se po zhvillohen bisedime indirekte SHBA-Iran

Diplomati më i lartë i Pakistanit thotë se po zhvillohen bisedime indirekte SHBA-Iran

Shqipëria suprimon me përbërjen ndaj Polonisë

Shqipëria suprimon me përbërjen ndaj Polonisë

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën