TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga frika, te shpresat për jetë të re – Refugjatët gjejnë strehim të sigurt në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Zyra e Shefit të Misionit në Prishtinë, organizoi ngjarje për nderë të Ditës Botërore të Refugjatëve. Në këtë organizim u bë thirrje për mbështetje më të madhe ndaj refugjatëve që janë të detyruar t’i braktisin vendet e tyre.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
2
A A
Nga frika, te shpresat për jetë të re – Refugjatët gjejnë strehim të sigurt në Kosovë

Të premten në Prishtinë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u shënua Dita Botërore e Refugjatëve.

E pikërisht në këtë ditë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR),  bënë thirrje për mbështetje më të madhe për refugjatët të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkaqe të ndryshme.

Në fjalën e saj hapëse, Drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha mes tjerash se kjo ditë duhet të shërbej si reflektim pasi që edhe shqiptarët si pasojë e luftës u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre.

“Kjo ditë nuk është vetëm kujtesë për dhimbje që përjetojnë refugjatët dhe personat e zhvendosur me forcë. Kjo ditë është gjithashtu një thirrje për solidaritet dhe veprim. Na kujton për përgjegjësitë tona të përbashkëta për t’i dhënë atyre jo vetëm strehim por edhe mundësi për të rindërtuar një jetë të re në Kosovë” , tha Rushiti.

Kurse, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence, tha se bota po bëhet gjithnjë e më e pasigurt dhe aktualisht janë rreth 120 milionë refugjatë nëpër vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, ajo pati fjalë të mirë për Kosovën  për shkak se mijëra refugjatë kanë gjetur strehim të sigurte në shtetin më të ri në Evropë.

“Që nga viti 2000, mbi 29,000 persona të zhvendosur nga komunitetet joshumicë kanë gjetur zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë. Kjo është me të vërtetë një arritje e madhe, por çështja e zhvendosjes në Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën nuk ka përfunduar ende”, tha Spence.

E disa refugjatë të ardhur në Kosovë në mënyrë emocionale rrëfyen për rrugëtimin e tyre dhe për vështirësitë më të cilat janë përballur.

“Unë jam Balqees Isaa e ardhur nga Jordania dhe kam dy fëmijë. Kur erdha këtu në fillim kam pasur frikë sepse nuk e njihja vendin dhe nuk e dija se çfarë do të më priste në të ardhmen. E kam vërejtur se kam pasur probleme por me ndihmën e psikologëve ia kam dalë dhe tani ndjehem shumë më mirë”, tha refugjatja nga Jordania, Balqees Isaa.

“Unë quhem Matteo, jam 22 vjeçar dhe kam ardhur nga Lindja e Mesme. Me profesion jam aktor dhe prezantues lajmesh. Dua ta falënderoj KRCT-n dhe UNCHR-n për ndihmë sepse kam kaluar nëpër shumë sfida, kam qenë shumë i vetmuar. Tani jeta ime ka ndryshuar për më mirë”, tha refugjati nga Lindja e Mesme, Matteo.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin,  persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën