I plagosuri me armë zjarri të enjten në mbrëmje në Prishtinë është në gjendje stabile.
Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka thënë për Tëvë 1 se i plagosuri ka marrë lëndime në këmbë.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një pacient me plagë nga arma e zjarrit në ekstremitete të poshtme. Pra, lëndime në këmbë. Gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pacienti do të vazhdojë të marr tretman të mëtejshëm mjekësor”, tha ai.
Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas orës 20:00.