Nga e hëna, kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenë më parë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Transportit të Autobusëve Prishtinë-Podujevë, Beqir Mustafa.
Mustafa ka thënë se ky ndryshim është i domosdoshëm, sepse mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Llapit, si dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë-Podujevë.
“Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë-Podujevë njofton të gjithë udhëtarët se, duke filluar nga dita e hënë, kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenë edhe më parë. Ky ndryshim është i domosdoshëm, sepse mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Llapit, si dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Podujevë. Po ashtu, ju njoftojmë se përderisa orarin e kemi nga Xhamia e Llapit, ligji është në anën tonë dhe na mbron në këtë vendim. Përveç kësaj, në këtë stacion përfshihen edhe udhëtarët e fshatrave Orllan, Shajkoc dhe Majac, ku ndalesa do të bëhet po ashtu te Xhamia e Llapit, siç ka qenë edhe më herët”