TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Nga dhoma me lodra tek kujdesi intensiv – Fëmijët trajtohen me dashuri në Mitrovicë

nga Tëvë1
12 Prill, 2025
2
A A
​Nga dhoma me lodra tek kujdesi intensiv – Fëmijët trajtohen me dashuri në Mitrovicë

Hapësirat e reja të repartit të pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët. Tani të vegjlit që kanë nevojë për trajtim mjekësor, mund të marrin kujdesin e nevojshëm në ambiente moderne dhe të pajisura më mirë.

Ky repart ofron gjithçka që i duhet një trajtimi cilësor nga infrastruktura moderne, e deri te aparaturat më të reja dhe një ekip mjekësor që kujdeset me përkushtim për çdo pacient.

Fëmijët që kërkojnë trajtim mjekësor në këtë spital tani, përveç shërbimit shëndetësor, kanë në dispozicion edhe hapësira për relaksim, pasi objekti është i pajisur me një kënd lodrash.

Gjithashtu, për pacientët që vijnë për terapi ditore, reparti pediatrik në këtë qytet ofron qëndrim ditor, duke u mundësuar trajtim cilësor në kushte të përshtatshme.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Qenan Qabraj, theksoi se krahasuar me gjendjen e një viti më parë, tashmë kushtet janë përmirësuar ndjeshëm, duke ofruar një ambient më të mirë si për stafin, ashtu edhe për pacientët.

“Ne kemi startuar pikërisht tash një vit në repartin e ri të pediatrisë, në krahasim me kushtet me repartin e vjetër ku kemi qenë janë ekstrem shumë më të mira këtu. Ky spital është me standarde evropiane, kushtet janë shumë të mira për punë, por edhe prej momentit që kemi kaluar edhe numri i vizitave është shtuar, numri i pacientëve është rritur shërbimet që kemi ofruar janë rritur. Për vitin e kaluar nga momenti që kemi kaluar këtu 36 mijë pacientë fëmijë janë vizituar në repartin e pediatrisë, kanë qenë të hospitalizuar 1200 pacientë, 1800 pacientë kanë marr trajtim një ditore dhe shërbime tjera me inhalime, me shërbime diagnostike që përdorim me EKG e të tjera që nuk i kemi pas atje”, theksoi ai.

Derisa para një viti ky repart ishte i vendosur pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, zhvendosja e tij në hapësirat e Spitalit Regjional të Mitrovicës, ka kontribuar në zvogëlimin e kohës për diagnostikim, duke e bërë shërbimin më efikas.

“Në kohë reale ne e përpunojmë pacientin me të gjitha analizat e mundshme se ka nevojë për arsye se këtu e kemi afër radiologjinë, laboratorin qendror. Kështu që fëmija këtu kur vjen diagnostikohet dhe merr në kohë reale të gjitha shërbime që ne i ofrojmë si spital sekondar”, shprehet u.d. e drejtorit mjekësor në këtë spital.

Pediatri i repartit të pediatrisë në spitalin e Mitrovicës konsideron se kushtet e reja e kanë rritur mundësinë për shërbime më cilësore.

“Ne jemi më komod, kemi mundësi dhe hapësira ku mund të veprojmë, kemi edhe dhomat e pacientëve të standardit evropian, kemi edhe kujdesin gjysmë-intensiv që në rastet më të rënda mund t’i absorbojmë aty për aty dhe me i trajtua. Mes të tjerash fëmijët që janë këtu të hospitalizuar kanë edhe këndin e lodrave ku e kalojnë kohën e lirë…është e pajisur me hidrosanitare të veta dhomat janë dy krevatëshe dhe tri krevatëshe, kushtet shumë të mira”, tha ai.

Pas mjekëve dora kryesore për kujdes shëndetësore janë edhe stafi infermieror.

Reparti i pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës i ka të punësuar 14 infermiere, raporton KosovaPress.

Kryeinfermierja e këtij reparti, Afërdita Uka shprehet tejet e lumtur që tashmë për pacientët po ofrojnë shërbime shumë më të mira.

Ajo thotë se edhe puna e tyre është lehtësuar.

“Na ka lehtësuar shumë se këtu konsultat bëhen në spital, bëhen rëntgenit, ehoja e abdomeni, kemi konsultat me repartet tjera. Atje i kemi pas kushtet shumë më të vështira, këtu i kemi kushtet super….Kushtet dhe spitalet na e kanë lehtësuar punën shumë, se këtu i kemi të gjitha afër sidomos për barna se na kemi heq keq për barna për materialin sanitar, materialin të gjithin e kemi bartur prej këtu poshtë. Këtu e kemi shumë më mirë. Kushtet i kemi perfekte….Shumica e prindërve thuajse të gjithë janë shumë të kënaqur me kushtet dhe me objektin”, thotë ajo.

Tash e katër ditë, foshnja pesë muajshe e Duraita Ademit është duke marrë trajtim në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Kjo nënë shprehet tejet mirënjohëse për shërbimin shëndetësor që djali i saj po merr nga stafi mjekësor.

“Jam prej të martës, për shërbime nuk ka kurrfarë vërejtje, motrat kanë kujdes ndaj neve si për bebat, ashtu edhe për neve. Është gjithçka në rregull…Duke pas parasysh shtretërit, gjërat që shkojnë për mjekim, banjo gjithçka e kemi më lehtë”, thotë ajo.

Në repartin e pediatrisë pranë Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, veprojnë shtatë pediatërë.

Para një vit u bë përurimi i këtij objekti të ri për këtë repart.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Katër persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave

27-vjetori i rënies – Përkujtohen dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

27-vjetori i rënies – Përkujtohen dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

“Vuçiq i buzëqeshur në Moskë” – Osmani dhe Gërvalla kërkojnë reagim serioz nga BE-ja

“Vuçiq i buzëqeshur në Moskë” – Osmani dhe Gërvalla kërkojnë reagim serioz nga BE-ja

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Katër persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave

Presidenti i PSG-së shpërblen 600 punëtorët e klubit

Presidenti i PSG-së shpërblen 600 punëtorët e klubit

27-vjetori i rënies – Përkujtohen dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

27-vjetori i rënies – Përkujtohen dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

“Vuçiq i buzëqeshur në Moskë” – Osmani dhe Gërvalla kërkojnë reagim serioz nga BE-ja

“Vuçiq i buzëqeshur në Moskë” – Osmani dhe Gërvalla kërkojnë reagim serioz nga BE-ja

Presidenca i reagon Pecit dhe Gërvallës pas deklarimeve rreth ftesës

Presidenca i reagon Pecit dhe Gërvallës pas deklarimeve rreth ftesës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X