TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga 1 prilli mund të shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë, qytetarët e kundërshtojnë

Kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike. Nga kjo e fundit thanë se janë duke shqyrtuar në hollësi këtë kërkesë, derisa qytetarët e kundërshtojnë.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
2
A A
Lansohet sot Sistemi i Përcjelljes së Faturave

Nga 1 prilli mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ku përmes një përgjigje u tha se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë një kërkesë të tillë.

Nga ky institucion thanë për tëvë1 se janë në fazën e vlerësimit të hollësishëm të këtyre aplikimeve, dhe rezultatet do të shqyrtohen në diskutim publik.

“Pas përfundimit të vlerësimit, ZRRE-ja do të publikojë një raport për konsultim me publikun, ku do të paraqesë analizat dhe rekomandimet e saj. Ky raport do të jetë në dispozicion për konsultim publik për një periudhë dyjavore. Pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vendim përfundimtar, i cili do të dërgohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Deri në përfundimin e këtij procesi dhe publikimin e raportit konsultativ, ZRRE-ja nuk mund të prononcohet lidhur me mundësinë e rritjes apo uljes së tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ky proces është i dizajnuar për të siguruar transparencë dhe për të marrë mendimin e publikut dhe palëve të interesuara para se të miratohet çdo ndryshim në tarifat e energjisë.”

E një ide të tillë, po e kundërshtojnë disa qytetarë, që thonë se një rritje do t’ua vështirësonte atyre pagesën e faturave.

“Jo nuk mendoj që është i duhur sepse të ardhurat nuk janë rritë, një përqindje e vogël edhe rryma mu rrit qa me bo… Po normal ajo dihet çdo shtrenjtim i rrymës gjërave elementare është keq për çdo familje”, ka deklaruar një qytetar.

“Qysh me pa si qytetar, unë pensioner ma merr mendja po çfarë mendje me çka me la sigurisht nëse rritet ma vështirë për neve, po s’kem qa bëjmë na jemi qytetar na s’vetmi”, ka deklaruar një qytetar tjetër.

Kundër një rritje të mundshme është edhe ish-ministri i  Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Ismet Mulaj i cili vlerëson se është e pajustifikueshme.

“Për katër vite është rritur tri herë (çmimi) energjia elektrike dhe është një barrë e rëndë për qytetarin e Kosovës sidomos për bizneset e Kosovës. Prandaj, ZRRE është organ i pavarur, ka ekspertizë të mjaftueshme dhe do duhej që këto kërkesa të këtyre kompanive t’i nënshtroheshin debatit publik sidomos të merrnin pjesë në mënyrë aktive qytetarë, ekspertë dhe asociacionet e bizneseve që të shihen cilat janë argumentet e këtyre kompanive dhe a do duhej dhe sa do duhej të rritej energjia elektrike në Kosovë”, tha Mulaj.

Për herë të fundit në Kosovë, energjia elektrike është shtrenjtuar për 15.4 për qind në mars të vitit 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën