TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga 1 gushti hyn në fuqi rregullorja e re për banka, shërbimet bazike do të ofrohen pa pagesë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mungesa e bordeve në institucionet publike

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njofton se nga data 1 gusht (e martë) do të hyjë në fuqi rregullorja e re për bankat komerciale që mundëson ofrimin e shërbimeve bazike pa pagesë.

Sipas BQK-së, rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike ka për qëllim të përcaktojë kushtet për qasjen e konsumatorëve në llogari pagese me shërbime bazike.

“Qëllimi i BQK-së, është që përmes kësaj Rregulloreje, t’ju mundësojë të gjithë qytetarëve të marrin përfitimet që sjellë tregu financiar, të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare, si dhe të nxitë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në sektorin financiar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas BQK-së, rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike.

“Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës. Të gjitha bankat që operojnë në Kosovë do t’ju ofrojnë qasje në llogari pagese me shërbime bazike të gjithë qytetarëve të Kosovës”, njofton BQK.

Llogaria e pagesave me shërbime bazike përfshin të paktën shërbimet si në vijim:

shërbimet që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, operimin dhe mbylljen e një llogarie pagese;shërbimet që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike;shërbimet që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.Ekzekutimin e transaksioneve të mëposhtme të pagesave: debitimin direkt; transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet; transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM), dhe në sportelet e bankës ose përmes platformave online;

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike përcakton:

– kushtet për t’u qasur në llogari pagese me shërbime bazike,

– karakteristikat e llogarive të pagesave me shërbime bazike,

– tarifat në lidhje me ofrimin e llogarisë së pagesës me shërbime bazike,

– grupin e konsumatorëve të cenueshëm e që përfitojnë shërbimet që ofron llogaria pagese me shërbime bazike pa pagesë

– obligimin e bankave për informim të klientëve në lidhje me ofrimin e llogarisë së pagesës me shërbime bazike, si dhe

– mënyrën e konvertimit të llogarive aktuale në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja gjithashtu përcakton që bankat do të ofrojnë shërbimet e përcaktuara në nenin 4, paragrafin 1, të kësaj Rregulloreje pa pagesë ose me një tarifë të arsyeshme mujore, nëse ato e parashikojnë këtë tarifë në politikat e tyre të brendshme për përcaktimin e tarifave.

Vlera e arsyeshme e kompensimit sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk mund të jetë më e lartë se 0,12%, e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës (apo 0.53 €), e publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kjo vlerë do të ndryshojë, bazuar në të dhënat e fundit vjetore të publikuara nga ASK.

Gjithashtu, bankat ofrojnë të gjitha shërbimet e parashikuara në nenin 4, paragrafi 1 të kësaj Rregulloreje, pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm, që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).

Sipas nenit 5 paragrafi 4, te rregullores, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024, grup i konsumatorëve të cenueshëm konsiderohen grupet të cilët përfitojnë: Pensione: Pensioni bazë; Pensioni kontribut pagues; Pensioni për persona me aftësi të kufizuar të rritur; Pensioni për persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik; Pensioni për persona me aftësi të kufizuar – fëmijë; Pensionet e parakohshme të kompleksit Trepça; Pensionet e pjesëtareve të TMK-së; Pensioni i forcës së sigurisë FSK-së;Kompensimi për të verbër; Pensioni familjar; Pensioni i invalidëve të punës; Pensioni i familjareve të dëshmorëve; Pensioni i invalidëve të luftës; Pensioni i viktimave civile; Pensioni i invalidëve civilë; Pensioni i të zhdukurve të luftës; Pensioni i veteranit luftëtar të UÇK-së;

Ndihma sociale

Grupet tjera të cenueshme që mund të parashihen me legjislacion në Republikën e Kosovës; të konfirmuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Komerciale e cila në vendimin e datës 24 korrik 2023, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e bankave për të shtyrë ekzekutimin e rregullores se re të BQK-së, e cila bankat i obligon që të hapin llogari pagese me shërbime bazike për qytetarët e Kosovës duke filluar nga data 1 gusht 2023.

“Me këtë rast Gjykata Komerciale i ka dhënë të drejtë BQK-së për Rregulloren përkatëse të aprovuar më parë e cila me hyrjen në fuqi do të jetë në funksion të rritjes së gjithpërfshirjes financiare, si dhe në dobinë e përfshirjes së vet konsumatorëve në këto shërbime me kosto më të ulëta për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim/kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Bahamas njeh Kosovën

Bahamas njeh Kosovën

Në pikë kalimin kufitar në Jarinjë qarkullimi po zhvillohet pa problem

Rriten pritjet në pikat kufitare, mërgimtarët nisen të vijnë në Kosovë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe automjetit në Drenas

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Bahamas njeh Kosovën

Bahamas njeh Kosovën

Zbulohen emrat e gjyqtarëve për sfidat e vikendit, mungon arbitri i ndeshjes kontraverse Llapi – Malisheva

Zbulohen emrat e gjyqtarëve për sfidat e vikendit, mungon arbitri i ndeshjes kontraverse Llapi – Malisheva

Në pikë kalimin kufitar në Jarinjë qarkullimi po zhvillohet pa problem

Rriten pritjet në pikat kufitare, mërgimtarët nisen të vijnë në Kosovë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe automjetit në Drenas

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesit e 33 vendeve kontribuuese në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesit e 33 vendeve kontribuuese në Prishtinë

Provokimi në Madrid ndaj Kosovës, media spanjolle e publikon

Provokimi në Madrid ndaj Kosovës, media spanjolle e publikon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën