TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Neuropsikiatri: Ngritja e çmimeve e lufta në Ukrainë e kanë rënduar shëndetin mendor të qytetarëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Neuropsikiatri: Ngritja e çmimeve e lufta në Ukrainë e kanë rënduar shëndetin mendor të qytetarëve

Rexhepi që është edhe drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, shtoi se qytetarët e vendit nga një traumë po kalojnë në një traumë tjetër, e se pjesa më e madhe e popullatës është në kufi të ekzistencës.“Është plotësisht normale me prit një ndikim shumë të madh te qytetarët kjo rritje e çmimeve. Në një farë mënyre prej një traume, po shkojmë në traumën tjetër.

Një traumë e cila zgjati dy vjet ku ka qenë e rrezikuar vetë ekzistenca jonë biologjike. Te një numër i madh i njerëzve ka qenë e rrezikuar edhe ekzistenca ekonomike për shkak të humbjeve të vendeve të punës”.

“Na erdh një e keqe tjetër, një luftë në Ukrainë e cila drejtpërdrejt nuk na atakon neve për shkak të distancës fizike që është, mirëpo në mënyrë indirekte e ka atakuar shumë mirëqenien ekonomike gati të tërë botës që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ngritjen e çmimeve. Kjo po e rrezikon mirëqenien ekonomike të popullatës e cila edhe ashtu është në kufi të ekzistencës. Pjesa më e madhe e popullatës në Kosovë është në kufi të ekzistencës”.

Ai thotë se ankthin po e rrit edhe ngritja e çmimeve, ngase me shumë e njëjtë të parave qytetarë tani nuk mund të blejnë artikuj ushqimore bazike si më herët.“Nëse me një shportë, prej 50 eurove tani atë shportë keni me mbush më pak se gjysma. Kjo posaçërisht që po ndikon në artikujt ushqimor, nuk po flasim për artikujt e luksit po për artikujt ushqimorë që janë nevojë bazike e popullatës. Kjo është një faktor shumë i madh, i cili po e rrit ankthin në masë të madhe dhe frikën për nesër, që normalisht i bënë që njerëzit të jenë më pak funksional se që kanë qenë”.

Një qytetare për EO tha se si pasojë e stresit është rritur edhe agresiviteti e mostolerenca dhe kjo ka shtuar nevojën për psikologë e sociologë.Sipas saj, sikurse shteti të kishte rezerva edhe gjendja emocionale e qytetarëve do të ishte më ndryshe.

“Është pandemia, është lufta e cila na kthen skenat tona, përjetimet tona të cilët çdo kosovar e ka tregimin e vetë të luftës. Stresohemi kur i shohim njerëzit që bartin me grushte vaj prej dyqaneve, është pasqyrë e keqe. Ne jemi një gjeneratë që po ashtu kemi përjetuar inflacion viteve ‘90, e dimë fort mirë çka do të thotë inflacioni. Me qenë një shtet i fortë unë si qytetare nuk ish deshtë me u brengos fare, kishim pas rezerva shtetërore sa duhet”.

“Normalisht që krejt kjo për çdo ditë është një stres, një ankth, kushtimisht kjo prodhon edhe probleme të tjera. E shohim edhe agresivitetin, mostolerancën në jetën e përditshme, mes kolegëve, në dyqane, po e shohim edhe në Facebook gjuha ka denigruar, në qasi mase që është me u brengos. Unë mendoj që psikologët e sociologët kanë shumë punë me bë me ne”.E një qytetar thotë se në këtë fazë qytetarët kanë stres për ta siguruar ekzistencën.

“Në shëndetin tim mendor nuk është se ka ndikuar diçka, po në përmasa të gjera ka pasur një impakt negativ. Pandemia, izolimi ka qenë një lloj presioni po uroj që të ketë kaluar”.“Tash fatkeqësia në përmasa botërore lufta në Ukrainë. Çfarë kosto e jetës, ngritja e çmimeve secila njëra pas tjetrës, veç uroj që të kalojnë të gjitha. Njerëzit i ka rrok një far lloj stresi për ekzistencën me siguruar apo jo”.

Se ka të gjitha këto kanë ndikuar në aspektin psikik e thotë edhe një qytetar tjetër.“Shëndetin e popullatës, sidomos te na ndikojnë shumë sene, se është vend i ndjeshëm. Nuk ka fort zhvillim as industrial as lëmit tjera. Ka ndikuar edhe pandemia edhe lufta atje, ngritja e çmimeve marramendëse. Me hy në shitore befasohesh, 100% është gjithkund. Ka ndikuar, sidomos në aspektin psikik ndikon tek çdo individ”.Për EO, dikush tjetër tha se stresi veç se është rritur më shumë kohët e fundit.

“Stresi është bile më shumë se stres. Lufta në Ukrainë, çmimet, pensionet, ngritja e çmimeve në tërësi. Unë mendoj, është e vërtetë që është rritur shumë stresi, kemi pas, por na është bërë plus”.Një qytetare, thotë se stresi është rritur te të gjithë si te të rinjtë ashtu edhe te moshat e shtyra.“Çmimet i kanë shtrenjtuar, frika pak e luftës, të gjitha janë bë. Vazhdimisht te të gjithë, si te të rinjtë si tek të vjetrit”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD i kërkon Kuvendit rikthim të ligjshmërisë në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën