TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër në Kuvendin e LDK-së pritet të vendoset përfundimisht, nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdoj të jetë kryetar i kësaj partie. Deri më tash, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Avdullah Hoti. Megjithatë, nesër pritet që të diskutohet vetëm për votë-besimin e Abdixhikut

by Venhar Isufi
1 muaj ago
1 0
A A

Lumir Abdixhiku të shtunën do të jetë para testit më të vështirë, që prej kur mori drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Delegatët e Kuvendit të LDK-së, do të votojnë pro ose kundër qëndrimit të tij në krye të partisë.

Deri tek ky moment, Abdixhiku erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që LDK-në e sollën në 13%.

Megjithatë, ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, thotë se Abdixhiku ndryshoi qëndrim, nga nata e zgjedhjeve kur iu drejtua gazetarëve.

“Në bazë të statutit të LDK-së ai duhet të vij në Kuvend ta njoftoi Kuvendin që ka dhënë dorëheqje dhe me kaq përfundon. Por si duket ai ka ndërruar qëndrimin do të kërkoi votë-besim, por edhe ftesa që i është dërguar delegatëve, i është dërguar për votë-besim në bazë të nenit 25 të LDK-së i cili kërkon votim të fshehtë për votë-besim, zgjedhja e kryetarit bëhet me votim të fshehtë këtu është i gjithë problemi, lufta po bëhet të mos lejohet votimi i fshehtë të shkohet me votim të hapur”, tha Grainca.

Edhe pas procesit të së shtunës, Grainca thotë se LDK duhet të qëndroj e unifikuar.

“LDK do të gjejë forcë t’i tejkaloi këto dallime, sepse anëtarësia e LDK-së, pret që LDK të jetë unike, kushdo qoftë që provon të manipuloi procesin ai e dëmton LDK-në dhe kjo nuk i kontribuon unifikimit të ruajtjes së LDK-së dhe normalisht prodhon efekte negative”

Deri tash, publikisht kandidaturën për të marrë drejtimin e LDK-së, e ka shprehur ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Mirëpo, profesori Avdi Smajljaj besoj se Abdixhiku ka një përparësi krahasuar me Hotin.

“E vetmja gjë në këtë kuvend do të jetë kërkimi i votës së besimit njëfar mënyre nga z. Abdixhiku një gjë e cila besoj që do të merr prap, duke pasë për bazë që të qenurit si kryetar i LDK-së të jep një llojë përparësie krahasur me kandidatët e tjerë sa i përket mundësisë që degët ose delegatët e tjerë të degëve të votojnë prapë. Kjo është një mundësi apo përparësi në krahasim me z.Hoti i cili e ka paraqitur kandidaturën e tij”, tha Smajljaj.

Përveç Hotit, kundër Abdixhikut i ka dalë edhe deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami, e cila i kërkoi dorëheqje të menjëhershme.

Kuvendi i LDK-së është paralajmëruar të nis nga ora 12:00.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Kjo është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Osmani mban konferencë për media

Parashikimi i motit për të martën

Diell e vranësira sot, maksimalja 16 gradë

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Kjo është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Osmani mban konferencë për media

Parashikimi i motit për të martën

Diell e vranësira sot, maksimalja 16 gradë

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën