TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër, tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit – Analistët, pesimistë për sukses

Të zgjedhurit e popullit më 9 shkurt, do të mblidhen edhe një herë të shtunën në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por, skeptikë që një gjë e tillë të ndodh po shprehen analistët në vend. Ndërsa njohësit e Kushtetutës tregojnë se sa mund të vazhdojë kjo situatë e krijuar dhe kur fillon edhe zyrtarisht mandati i deputetit.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
2 1
A A

Tentimi i parë dështoi.

Të njëjtin fat, e kishte edhe ai i dyti.

Kështu të shtunën, të zgjedhurit e popullit do të mblidhen edhe një herë.

Krejt kjo në tentimin e tretë, për ta bërë atë për të cilën i mblodhën votat më 9 shkurt.

Por, a mund të jetë e dita e shtunë, e treta e vërteta?

“Këtu është vetëm një çështje, të ketë vullnet të  pastër politik që të kalohet kjo fazë. Këtë vullnet e kërkoj nga i pari pas procesit zgjedhor, pasi që ai i ka numrat dhe fuqinë për të proceduar tutje. Por duhet ta ketë edhe vullnetin e pastër për ta përmbyllur këtë fazë. Unë nuk po shoh ende vullnet të pastër”, tha analisti politik, Albinot Maloku.

Maloku shton se ky proces do të ishte mirë të përmbyllej pa pasur nevojë për presionin e ndërkombëtarëve.

Por, sa mund të zgjasë kjo situatë e krijuar?

“Në çdo 48 orë mund të vazhdohet, derisa të kryhet. Nuk ka afat. Është absurd në vetvete që këta t’i kundërshtojnë mandatet e tyre, nuk e ka pa as legjislatori. Është e çuditshme, është e pashembullt. Nuk është paraparë as në Kushtetutë dhe as në ligjet në fuqi që të mund  të ndodh diçka e tillë, sepse është absurde”, tha profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, tregon se kur fillon mandati i deputetit.

“Fillojnë të funksionojnë me mandat të plotë pas të merret raporti edhe një herë nga komisioni teknik i verifikimit të mandateve dhe të miratohet me shumicë votash të deputetëve të pranishëm. Fillon pastaj pika tjetër, zgjedhja e kryetarit, pastaj e nënkryetarëve që do të duhej të shkonte me pako”.

Seanca e së shtunës është caktuar të fillojë në ora 12:00.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën