TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nesër skadon masa e Kushtetueses – çfarë zhvillimesh priten pas 30 shtatorit?

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A

Të martën, më 30 shtator, përfundon zyrtarisht masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila prej datës 5 shtator ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e Kuvendit të Kosovës – përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Masa ishte vendosur pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kundërshtoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, për shkak se ajo u shpall e përfunduar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, siç parashihet me Kushtetutë.

Në një deklaratë publike më 9 shtator, Presidentja Vjosa Osmani u zotua se sapo të përfundojë masa e përkohshme, ajo do të ndërmarrë veprimin kushtetues për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

“Vendimi për masën e përkohshme nuk paragjykon vendimin përfundimtar për rastin, por ndërkohë ndalon çdo veprim institucional që lidhet me zgjedhjen e qeverisë. Me përfundimin e kësaj mase, do të ftoj partinë e parë për të vazhduar me procedurat e zakonshme”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka përsëritur qëndrimin se Kuvendi është konstituuar në mënyrë të rregullt, pavarësisht mungesës së votimit për përfaqësuesin serb në Kryesi.

“Mendoj që e keni pa atë shpalljen… është konstituuar Kuvendi”, tha Basha më 16 shtator, pa dhënë më shumë sqarime për veprimet që do të ndërmerren pas 30 shtatorit.

Kritika të ashpra ndaj masës së përkohshme ka shprehur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar vendimin si një ndërhyrje të panevojshme në punën e Kuvendit dhe si një formë bllokade politike.

“Është një masë e pakuptimtë që ka bllokuar për 25 ditë punën e të gjithë 120 deputetëve. I ka detyruar të vegjetojnë. Kjo është ndërhyrje që i shërben opozitës dhe jo drejtësisë”, ka deklaruar Kurti.

Ai madje e ka krahasuar vendimin me një “absurd mjekësor”, duke ironizuar se “sikur të jepej për gjyqtarët, do t’i fuste në pushim shëndetësor kolektiv”.

Edhe pse masa përfundon më 30 shtator, vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit ende nuk është bërë publik. Nëse gjykata konstaton se procesi ishte në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë mund të kërkohen hapa të rinj proceduralë, që do të vononin edhe më tej formimin e qeverisë së re.

Për momentin, pritet që Presidenca të nisë konsultimet me partinë fituese, në përputhje me afatet kushtetuese, duke i hapur rrugë një dinamike të re politike në vend – gjithmonë në pritje të sqarimeve përfundimtare nga Kushtetuesja./teve1.info/

Tags: AfatGjykata KushtetueseOpozitapozitaTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

MD synon që projektligjin për byronë ta miratojë për një muaj

MD synon që projektligjin për byronë ta miratojë për një muaj

Sot mbahet seanca ndaj Nagip Krasniqi

Sot mbahet seanca ndaj Nagip Krasniqi

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin “Administrimi i drejtësisë”

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shqyrtohen propozimet dhe kërkesat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shqyrtohen propozimet dhe kërkesat

MD synon që projektligjin për byronë ta miratojë për një muaj

MD synon që projektligjin për byronë ta miratojë për një muaj

Sulmet iraniane godasin ambasadën amerikane në Kuvajt

Sulmet iraniane godasin ambasadën amerikane në Kuvajt

Sot mbahet seanca ndaj Nagip Krasniqi

Sot mbahet seanca ndaj Nagip Krasniqi

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin “Administrimi i drejtësisë”

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shqyrtohen propozimet dhe kërkesat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shqyrtohen propozimet dhe kërkesat

Kurti takohet sërish me Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kurti takohet sërish me Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kryeparlamentari i Shqipërisë sot në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë sot në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën