Të dielën më 18 janar 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Kampionati i Kosovës për Senior në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Pjesëmarrës në këtë kampionat do të jenë të gjitha klubet e xhudos të Kosovës.
Kampionati organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos, Judo Ippon Peja.







