TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nervozohet Serbia që Kosovën e njohu Kenia

Në Serbi nuk është pritur mirë lajmi që Kenia ka vendosur ta njoh pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre ky vendim përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ashpër duke e akuzuar Serbinë se po i shkel marrëveshjet e Brukselit për normalizim dhe po sinjalizon gatishmërinë për agresion

by Shpat Blakcori
12 muaj ago
1 0
A A

Vakumit  gati pesë vjeçar të mos njohjes së Kosovës i dha fund të mërkurën Kenia.

Kështu shteti më i ri në Evropë e siguroi njohjen e 118-të.

Shteti i kontinentit afrikan, vendosi ta njoh pavarësinë e Kosovës pavarësisht fushatës agresive diplomatike të Serbisë e cila loboi edhe tek shtetet afrikane që ato të mos e njohin pavarësinë e republikës 17 vjeçare.

Ministria e Jashtme e Serbisë e ka dënuar fuqishëm këtë vendim të Kenisë.

Sipas tyre ky hap përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

“Ky hap përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”, thuhet nga MPJD

Mirëpo nuk vonoi shumë përgjigja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

“Kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian. Duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare, Serbia sfidon hapur detyrimet e saja të përcaktuara me nenet 1–5 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Refuzimi i Serbisë për të zbatuar këto zotime konfirmon edhe më tej mungesën e vullnetit të mirë dhe sinqeritetit në procesin e normalizimit”, ishte reagimi nga MPJD.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, Valon Murtezaj, e cilëson si lajm pozitiv njohjen e Kosovës nga Kenia.

Sipas tij kjo njohje ndihmon ne konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Njohja e Republikës së Kosovës ardhur nga Kenia është një lajm shumë pozitiv për vendin pas një periudhe të gjatë që nuk kemi dëgjuar lajmë për njohje bilaterale. Natyrisht që kjo shkon në funksion të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mesazhi për brenda tekstit të njohjes nga ajo çfarë kemi parë është që kjo shkon në funksion të konsolidimit të paqes globale. Pra synimin kryesorë e ka aty”, ka thënë Murtezaj për Tëvë1.

Murtezaj thotë se diplomacisë kosovare në këto vitet e fundit i ka munguar një strategji e mirëfilltë për të siguruar njohje të reja.

“Pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike është detyrë e diplomacisë së Kosovës që të gjejë forma për të avancuar me interesat e saj në arenën globale. Diplomacia e Kosovës duhet të ketë strategji të gjithëmbarshme por edhe strategji individuale shtet për shtet”, vlerëson ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari që njoftoi për njohjen e vendit nga Kenia.

Ai publikoi fotografi ne rrjetet sociale ku shihet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit të njohjes nga Kenia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

Policia shpall në kërkim katër persona për fajde e detyrim në Prizren, ua publikon fotot

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Prokuroria: Zyrtaret e ARBK-së kanë bërë ndryshimin e pronësisë në vlerë mbi 50 mijë euro

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Ditari: 18.03.2026

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, por bilanc i dështimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën