TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Neonatologjia kalon përkohësisht sfidën me mungesën e Surfaktantit, sigurohen 50 ampula

nga TËVË 1
7 Gusht, 2023
0
A A
Shtatë persona dyshohet se janë helmuar në një restorant në Prishtinë

Klinika e Neonatologjisë në QKUK, pas kërkesës emergjente për t’u pajisur me Surfaktant, medikament esencial për foshnjat e lindura para kohe, ka siguruar 50 ampula. Ky ilaç kushton deri në 700 euro për t’u blerë.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismajli deklaroi se furnizimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se është hera e parë që kanë bërë kërkesë emergjente për sigurim të Surfaktantit dhe që sipas saj, menjëherë kanë pasur mbështetje institucionale.

Deri më tani ky ilaç është siguruar nga donatori “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, por Ismajli thotë se ka pasur jostabilitet me furnizim.

Ajo pranon se në tre vitet e fundit ka pasur periudha të tjera kur ky ilaç ka munguar në Klinikën e Neonatologjisë.

“Ky furnizim, është bërë si plan mbështetës me kërkesë emergjente nga ana jonë, pasi që ndër vite Klinika është furnizuar nga donatori ‘Aksioni për nëna dhe fëmijë’ me Surfaktant për çka u jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës dhe falënderues. Duke pasur radhazi gjatë këtij viti jostabilitet në furnizim nga ana e donatorit kemi bërë kërkesën e lartcekur. Për informatën tuaj, edhe vitet paraprake, pas mbi dy ose tre vite, ka pasur periudha jo të shpeshta me mungesë të Surfaktantit dhe është hera e parë që kemi bërë kërkesë emergjente për sigurim të Surfaktantit dhe kemi pasur menjëherë mbështetje institucionale vendore”, tha Ismajli për KP.

Lidhur me atë se për sa kohë do të mjaftojë kjo sasi e ilaçit Klinikës së Neonatoligjisë, Ismajli tha se varet nga numri i lindjeve prematurë.

Ajo tutje potencon se ky ilaç është në listën esenciale dhe se janë në bashkëbisedim me institucionet shëndetësore vendore për furnizim të vazhdueshëm, për të cilën thotë se kanë mbështetje.

Ndërkaq, për mungesën e Surfaktantit kohë pas kohe, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve thonë se është një problem serioz sepse rrezikohet jeta e fëmijëve dhe rëndohet buxheti familjar.

Besim Kodra nga kjo shoqatë bëri thirrje institucioneve që të angazhohen më sigurimin e vazhdueshëm të këtij bari.

Ndërsa, organizata “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, treguan që në mënyrë vullnetare deri më tani i ka siguruar Surfaktant Klinikës së Neonatoligjisë, por theksuan se kanë mungesë tek donatori i tyre, prandaj nuk kanë mundur që ta sjellin prapë, por që sipas tyre janë në proces që sa më shpejtë të pajisin Neonatologjinë me këtë ilaç.

Tags: Klinika e NeonatologjisëQKUKSurfaktant
ShareTweet

Postime të ngjashme

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Krasniqi: Qendrat sportive në veri kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe Milan Radoiçiq

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Ukraina dhe Rusia arrijnë dy marrëveshje në Stamboll

Ukraina dhe Rusia arrijnë dy marrëveshje në Stamboll

Drita i vazhdon kontratën kapitenit Broja, deri më 2028

Drita i vazhdon kontratën kapitenit Broja, deri më 2028

“Ditari” 16.05.2025

“Ditari” 16.05.2025

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëria – Serbia

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëria – Serbia

Një muaj paraburgim për të arrestuarin për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Një muaj paraburgim për të arrestuarin për krime lufte në Komunën e Zveçanit

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

ZRrE mban takim me operatorët e energjisë elektrike

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Liderët evropianë pajtohen me Trumpin se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X