TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Kulla e heroit Isa Boletinit në Boletin, po vazhdon me aktivitete në prag të festave të nëntorit. Një të tillë e mbajti sot, ku u organizua një tribunë shkencore me titullin “Roli i Isa Boletinit në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”. Në të u tha se roli i Heroit të Kosovës, nuk matet vetëm me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
0 0
A A

Fillimisht u intonua himni kombëtar.

E më pas, edhe himni shtetëror i Kosovës.

Kësisoj, kulla e Boletinëve, u mbush me mysafirë edhe një herë në prag të festës së 28 Nëntorit.

Krejt kjo në kuadër të Tribunës Shkencore “Roli i Isa Boletinit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”.

Nxënësve të pranishëm, iu shpjegua se pse universiteti i Mitrovicës, e mban emrin e Heroit të Kosovës.

“Në vitin 1899 Isa Boletini hapi një shkollë privatë në pronën e tij private, në Boletin, ku mësonin fëmijët dhe nipërit e tij por edhe fëmijët e fshatrave përreth. Shkolla e hapur në kullën e tij, ishte një shenjë e ngritjes së vetëdijes kombëtare”, tha Edita Bekteshi – prorektore në universitetin “Isa Boletini”
E më në detaje, u thellua stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.

“Mësuesi i parë, ishte hafiz Emër Efendiu, nga Zhabari i MItroivicës, një hoxhë i devotshëm, patriot, i cili kishte ardhur komplet me familjen me jetua në Boletin, dhe përveç fëmijët e Isa Boletinit, i ka mësuar edhe fëmijët e tjerë të zonës”, tregoi ai.

E më pas radha iu erdhi historianëve.

Pajazit Hajzeri nga Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” tha se pesha e Isa Boletinit, nuk matet vetëm me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

“Kontributi i tij në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk matet vetëm me aktin final me 28 nëntor, por me gjithë veprimtarinë e jetës së tij, e cila ishte tërësisht në shërbim të lirisë”, u shpreh ai.

Fjalë të mëdha për rolin e Isa Boletinit kishin edhe historianët nga Maqedonia e Veriut, Skender Hasani, e Sevdaim Demiri.

“Si asnjë familje tjetër, la kontribuues në vazhdimësi për çështjen kombëtare, deri te liria e sotme”, tha ai.

“Sado që mund të kalojnë vite dhe kohë, Isa Boletini mbetet figurë e pakontestueshme e historisë sonë kombëtare”, tha  Demiri.

Në këtë ngjarje, nuk munguan as dhuratat.

Por, as shfaqjet artistike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën