TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nëntë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë nga granatimet e Kievit në Belgorod

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nëntë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, 5 të vrarë nga granatimet e Kievit në Belgorod

Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse kryen sulme me disa raketa dhe dronë gjatë natës, njoftuan autoritetet lokale të dielën.

Në anën tjetër, autoritetet ruse raportuan se pesë civilë rusë u vranë si pasojë e granatimeve ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë.

Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, tha se një vajzë 4-vjeçare është në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmi i fundit në rajonin verilindor të Ukrainës.

Një tubacion gazi dhe 10 shtëpi u dëmtuan dhe dy shtëpi u shkatërruan si pasojë e sulmit, tha Ihor Terekhov, kryetar i qytetit të Harkivit

Dy gazetarë u plgosën nga një sulm gjatë natës në një hotel në qytetin lindor Kramatorsk, ndërsa një tjetër është zhdukur në gërmadha, tha Vadym Filashkin, kryetar i qeverisë rajonale të Donjeckut.

Ukrainasit qëndrojnë përballë flamujve kombëtarë për nderimin e ushtarëve të rënë ukrainas në Sheshin Pavarësia, në Kiev, më 1 korrik.

Ai tha se gazetarët janë shtetas të Britanisë, SHBA-së dhe Ukrainës, përkatësisht. Ai shtoi se kërkimet për gjetjen e gazetarit të zhdukur janë duke vazhduar.

Kramatorsk, rreth 20 kilometra larg vijës së frontit të luftës, është qyteti i fundit i madh në rajonin e Donbasit që kontrollohet ende nga Ukraina.

Rusia lëshoi disa dronë dhe raketa gjatë natës në rajonet veriore dhe lindore, por kundërajrorët ukrainas i shkatërruan shumicën e tyre, para se ato ta arrinin synimin, thanë autoritetet ukrainase

“Shumica e raketave nuk e cakun”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M, një raketë lundrimi Iskander-K dhe gjashtë raketa të telekomanduara. Ato nuk treguan se sa raketa u shkatërruan saktësisht.

Ndërkohë, autoritetet në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, thanë se pesë civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në qytezën Rakitnoe.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e dëgjon guvernatorin në detyrë të rajonit Kursk, Governor Alexei Smirnov, gjatë një videokonference në rezidencën shtetërore të Putinit pranë Moskës, më 8 gusht, dy ditë pasi forcat ukrainase e nisën inkursionin në Rusi.

Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, tha të dielën Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Belgorod dhe Moska tha se do të dërgonte trupa shtesë për ta mbrojtur rajonin, pasi Ukraina e nisi një inkursion befasues në rajonin Kursk më 6 gusht.

Prej atëherë, Ukraina i ka marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk, sipas Kievit.

Ky është inkursioni më i madh brenda Rusisë prej Luftës së Dytë Botërore./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Tirana pret Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 25 dhe 26 nëntor 2026

Tirana pret Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 25 dhe 26 nëntor 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

Shiroka-Pula priti në takim delegacionin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Shiroka-Pula priti në takim delegacionin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

“Mesditë”- 06.11.2026

“Mesditë”- 06.11.2026

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Kërçeli e akuzoi për keqpërdorime në kontratën 10-milionëshe të ndriçimit “Smart”, Rama i kundërpërgjigjet

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën