TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nëntë punëtorë kanë vdekur për katër muaj në Kosovë

nga TËVË 1
30 Prill, 2023
0
A A
Lëndohen dy persona në vendin e punës

Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë. Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se askush nuk i mbështet.

Sipas tij, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve. Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsyeje të festojë 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Shumë vende janë të hapura për punë, por Azemi thekson se qytetarët nuk duan të punojnë për shkak të pagave të ulëta.

“E kemi rrezikshmërinë katërfish më të madhe se në perëndim. Përderisa në botë, në Gjermani në 100 mijë punëtorë llogaritet që mesatarisht vdesin dy punëtorë, tek ne në 100 mijë punëtorë vdesin tetë punëtorë. Kemi shifra jashtëzakonisht fatkeqe për neve që vetëm në tre-mujorshin e gjysmë të këtij viti, kemi nëntë raste që kanë pësuar me fatalitet dhe ka qenë një periudhë jo shume punuese. Cilat janë ato që neve më së shumti na prekin, nuk kemi kontrata serioze, nuk kemi trust serioz, në moment kur një punëtor lëndohet nuk kemi një institucion që e mbështet atë së paku derisa të përfundojë procesi i sëmundjes apo lëndimit”, deklaron Azemi për KP.

Azemi konsideron se Kosova nuk ka pse e feston 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Të flasësh për festim është jashtëzakonisht një fjalë shumë e rëndë, pasi që ne këtu kemi vend për protestë, sepse duke e parë që pjesa dërmuese e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës punojnë sot për nesër dhe ne nuk e kemi mundësinë, nuk e kemi luksin që të festojmë. Të festojmë ne është si t’i biejmë murit me kokë, pasi që në shumicën e rasteve kemi mos-përputhje të asaj çka marrim dhe çka shpenzojmë. Duke u nisur nga ajo që kemi edhe punëtorë të larguar nga puna. Në këtë rast kemi 140 punëtorë për shkak të tekeve të Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik i kemi jashtë vendit të punës së tyre”, shton Azemi.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, thotë se nuk ka përmirësim të kushteve për punëtorët e sektorit privat të Kosovës.

“Situata e përgjithshme e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës karakterizohet me një ngritje jashtëzakonisht alarmante të çmimeve, të cilat ne i përdorim gjatë jetës tonë. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë çështje pandemike, çështje të ndryshme të cilat nuk kemi mundur me i përcjell me hap dhe pagat që i kemi. Gjendja sa i përket raportit të pagave që i kemi marrë dhe shpenzimeve që i kemi pasur është rritur në favor të shpenzimeve, sepse edhe sot kemi një pagë 180 euro dhe e dini shpenzimet sa kanë shkuar. Nuk kemi aspak një përmirësim të raportit punëdhënës-punëmarrës, asnjë ndryshim kemi sa i përket orientimit të Qeverisë së Kosovës kah përmirësimi i kushteve të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Është ajo që ka qenë para dy-tri vitesh, ose më mirë të themi para 10 vitesh sepse nuk kemi një ngritje të pagës minimale. Nuk kemi një marrëveshje kolektike, nuk kemi një sigurim shëndetësor për punëtorë, nuk kemi asgjë. Jemi si në periudhën para 10 vitesh “, thotë ai, shkruan KP.

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë nesër, me kërkesën për përmirësim të kushteve të punëtorëve. Protesta do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

 

Tags: Jusuf Azemikushtet e punësSektori privat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X