Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, saktësisht në fshatin Stantërg.
Policia ka bërë të ditur për teve1.info se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku ka pasur edhe dëme materiale.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë –Podujevë, përkatësisht në fshatin Stantërg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, ka njoftuar Avni Zahiti, zëdhënes i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.