TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nëntë mënyra si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Çfarë do të thotë vendndodhja e dhimbjes së kokës – dhe si ta parandaloni atë?

Një nga arsyet që dhimbja e dhëmbëve bëhet më e padurueshme gjatë natës është sepse ka më pak shpërqendrime.

Kështu është më e lehtë që e gjithë vëmendja juaj të shkojë tek dhimbja e dhëmbit dhe të mos ju zërë gjumi. Sidoqoftë ju mund të provoni këto mënyra për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve:

Ilaçet kundër dhimbjeve               

Marrja e ilaçeve pa recetë si ibuprofeni është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për shumë njerëz, që redukton në mënyrë efektive dhimbjet e dhëmbëve.

Kompresa të ftohta

Përdorimi i kompresave të ftohta mund të ndihmojë shumë në këtë rast. Mjafton që në zonën e faqes ose të nofullës ku ndjeni dhimbje, të vendosni një qese me copa akulli të mbështjellë me një peshqir. Në këtë mënyrë akulli do të veprojë duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ndaluar dhimbjen.

Flini duke e mbajtur kokën sa më lart

Grumbullimi i gjakut në kokë mund të shkaktojë më shumë dhimbje dhe inflamacion. Për disa njerëz, ngritja e kokës me një jastëk ose dy mund të lehtësojë dhimbjen aq sa ata të flenë gjumë.

Pomadat mjeksore

Disa pomada që përmbajnë përbërës të tillë si benzokaina mund të mpinë zonën problematike duke bërë që të mos ndjeni më dhimbje për një periudhe kohe. Sidoqoftë, benzokaina nuk është e përshtatshme për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël.

Ujë me kripë

Shpëlarja e gojës me ujë të kripur, mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e grimcave të ushqimit ose mbeturinave në dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

Peroksidi i hidrogjenit

Periodontiti është një infeksion serioz i mishrave të dhëmbëve. Ai mund të shkaktojë probleme të tilla si dhimbje, gjakderdhje dhe lëvizje të dhëmbëve. Një studim i vitit 2016 zbuloi se shpëlarja me peroksidin e hidrogjenit ndihmoi në reduktimin simptomave të parodontitit.

Kini parsysh që para përdorimit, peroksidi i hidrogjenit duhet tretur në ujë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet gëlltitur, raporton TCH.

Çaji i mentes

Duke qenë se menjta përmban antibakterial dhe antioksidues, çaji i mentes ose thithja e qeseve të saj gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit. Gjithashtu mentoli si një përbërës aktiv i mentes, mund të ketë një efekt të lehtë mpirës në zonat e ndjeshme.

Karafili

Eugenoli është një nga përbërësit kryesorë të karafilt, i cili mund të reduktojë dhimbjen e dhëmbëve. Ai vepron si një analgjezik, që do të thotë se vepron si mpirës në zonën problematike. Ju mund të mbani pranë dhëmbit një karafil ose mund të krijoni një masë pastoze duke bluar një sasi të vogël karafili dhe duke e përzier me ujë.

Hudhra

Alicina, e cila është përbërsja kryesore e hudhrës, ka një efekt të fortë antibakterial që mund të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve në gojë, të cilat çojnë në kavitete dhe dhimbje dhëmbi.

Duke përtypur një thelpi hudhër do të ndihmojë në lehtëimin e dhimbjes, por kjo mund të jetë një shije shumë dhe mund të mos jetë zgjidhja e duhur për të gjithë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Këto tri lule mbillen në maj dhe e mbajnë tarracën plot ngjyra gjithë verën

Këto tri lule mbillen në maj dhe e mbajnë tarracën plot ngjyra gjithë verën

Si të pastroni enët e kuzhinës me vaj ulliri

Si të pastroni enët e kuzhinës me vaj ulliri

Arsyet pse moda e vitit 2026 po kthehet te stili minimalist, “më pak është më shumë” dominon industrinë

Arsyet pse moda e vitit 2026 po kthehet te stili minimalist, “më pak është më shumë” dominon industrinë

Të paktën 23 të plagosur nga të shtënat në Oklahoma të SHBA-së

Të paktën 23 të plagosur nga të shtënat në Oklahoma të SHBA-së

Irani shtyn ceremoninë e varrimit për Khamenein

Zyrtarët iranianë përsërisin se Teherani është mbrojtësi i Ngushticës së Hormuzit

Edhe një 4 Maj me probleme – Zjarrfikësit “harrohen” në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Edhe një 4 Maj me probleme – Zjarrfikësit “harrohen” në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Albulena Haxhiu viziton shoqatën e viktimave civile: Thirrje për njohjen e statusit dhe adresimin e sfidave

Albulena Haxhiu viziton shoqatën e viktimave civile: Thirrje për njohjen e statusit dhe adresimin e sfidave

Dy çanta Dior, dy Louis Vuitton…” arrestohet hajni i “Rrugës C”, vodhi sende me vlere mbi 30 mijë euro

Dy çanta Dior, dy Louis Vuitton…” arrestohet hajni i “Rrugës C”, vodhi sende me vlere mbi 30 mijë euro

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

VV në Mitrovicë shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Zgjedhjet e 7 qershorit, Çollaku parashikon fitore të LVV-së, por me rënie të mbështetjes

Zgjedhjet e 7 qershorit, Çollaku parashikon fitore të LVV-së, por me rënie të mbështetjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën