TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 12 milionë euro me KfW-në, ky është synimi

nga TËVË 1
11 muaj më parë
0
A A
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 12 milionë euro me KfW-në, ky është synimi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një ceremonie ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), për çka synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ky projekt është kontribut i Bashkimit Evropian i implementuar nga KfW.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshja synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve duke garantuar një mjedisi më të pastër.

Ai theksoi se projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

“Nënshkrimi i një marrëveshje tjetër që ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë përmes garantimit të një mjedisi më të pastër që njëkohësisht ndikon në përmirësimin e shëndetit publik. Marrëveshja në fjalë do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, e që është pjesë e programit më të gjerë për menaxhimin e mbetjeve të forta, pra faza dy deri në fazën katër…Projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve. Projekti synon të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve natyrore…Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen tjetër që kap vlerën e 12.6 milionë eurove që është kontributi i Bashkimit Evropian përmes fondeve IPA menaxhuar nga KfW. Këto mjete do të ofrohen pastaj te Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës”, tha Murati.

Ndërkaq, shefi i Departamentit të Evropës Juglindore të KfW, Klaus Muller derisa vlerësoi rëndësinë e këtij projekti, theksoi se është urgjente që të merren veprime në këtë fushë.

Sipas tij, niveli lokal dhe ai qendror duhet të punojnë së bashku që të tejkalohen problemet me mbeturina dhe se ky projekt të përfundohet me kohë.

“Gjermania 20 milionë euro i ka alokuar për këtë projekt më herët dhe tani kemi një fond të ri të IPA të BE. Të gjithë i dimë problemet që janë shumë prezent dhe ju e dini shumë më mirë se sa është urgjente që të merren veprime dhe mendoj sidomos në Prishtinë kemi deponinë në Mirash e cila është në kolaps dhe shkakton shumë rreziqe për mjedisin. Sepse imitimi i gazrve është shumë i lartë. Është me rëndësi që të veprohet me menjëherë. Kur jemi te deponitë, duke parë veprimet urgjente është më rëndësi që në nivelin lokal dhe qendror të punojmë së bashku që të tejkalojmë këto problem dhe të fillojmë me këtë projekt që të arrijmë në kohë të përfundojmë. Kosova drejt BE-së është duke punuar shumë në menaxhimin e deponive dhe janë duke u marrë shumë hapa në këtë drejtim”, tha Muller, shkruan KP.

Drejtori gjeneral në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), Dardan Veliaj tha se ky projekt është qenësor për ndërmarrjen.

Ai theksoi se nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë.

“Për gjendjen e deponive nuk kemi nevojë të flasim shumë. Ka qenë vazhdimisht në media, ka qenë pikë e dobët e vendit tonë e paraqitur edhe në raportet e progresit në raportet e vendeve të Bashkimit Evropian në procesin integrues. Ky program është qenësor si për ndërmarrjen, si për vendin tonë. Nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë drastikisht. Kemi pasur një keqmenaxhim të gjatë të këtij sektori, kemi pasur mungesë të planifikimit dhe investimeve adekuate, gjë që ka sjellë tek dëmet e mëdha që janë shkaktuar në ambient dhe rrethinën ku operojnë deponitë tona. Nëpërmjet këtij programi, ne do t’i shndërrojmë deponitë tona që sot operojnë pa lejet adekuate, pa respektimin adekuat të kritereve ambientale”, tha Veliaj.

Tags: 12 milionë euroKfWmarreveshje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Ligji për Zyrtarët Publikë për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe për konstituim të Kuvendit

Kurti nga Sarajeva: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet

Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria ngrit aktakuzë për spiunazh ndaj punëtores së OSBE-së

Spiropali pret ambasadorin e BE-së dhe drejtuesen e Zyrës së PE për Ballkanin Perëndimor

Spiropali pret ambasadorin e BE-së dhe drejtuesen e Zyrës së PE për Ballkanin Perëndimor

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Has, një e lënduar

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Has, një e lënduar

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Mourinhos i “buzëqeshin” shkarkimet, portugezi nuk del asnjëherë i humbur përfiton deri në 108 milionë euro

Mourinhos i “buzëqeshin” shkarkimet, portugezi nuk del asnjëherë i humbur përfiton deri në 108 milionë euro

Ligji për Zyrtarët Publikë për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe për konstituim të Kuvendit

Kurti nga Sarajeva: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet

Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

FIFA jep dritën jeshile, dy ish-futbollistë të Zvicrës dhe Kroacisë kalojnë te Kosova

FIFA jep dritën jeshile, dy ish-futbollistë të Zvicrës dhe Kroacisë kalojnë te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X