U emërua nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së veriut, Katarina Axhançiq, raporton teve1.info
Pas betimit të kryetarit të zgjedhur në këtë komunë, Erden Atiq, ai e ka emëruar edhe nënkryetaren e kësaj komune nga komuniteti serb, Katarina Axhançiq.
Paraprakisht betimin e tij e bëri edhe kryetari Erden Atiq.
Ai i fitoi zgjedhjet e 23 prillit, me partinë Lëvizja Vetëvendosje, ku i fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave të përgjithshme.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.