TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nëna rrëfen momentin kur kuptoi se i është vrarë djali në Dubravë

Në 26 vjetorin e masakrës së Dubravës, të mbijetuarit rrëfyen tmerret që kanë parë me sy, derisa kërkuan drejtësi për të gjithë të vrarët.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
0 0
A A

Tmerrin që kishte përjetuar 26 vite më parë, e ka të freskët edhe sot.

E pasojat e plagëve që mori si i burgosur në burgun e Dubravës, Bedri Kukala thotë se i vuan edhe tani.

“…Po më duket së më është ndal memoria në atë ditë kur ka ndodhë kjo se është kujtim shumë i rëndë na janë vra djemtë më të mirë. Jemi plagos ne që sot e vuajmë në çdo aspekt fizikisht e psiqikisht e vuajmë këtë masakër”, thotë ai.

E kujtimet për masakrën nuk i ka harruar as i mbijetuari tjetër, Hasan Berisha.

Berisha thotë se as vetë nuk di se si i ka shpëtuar dorës së armikut serb.

“Mu ngjallën kujtimet për shokët tonë..Këtu kam ndenjur 6 muaj, edhe masakrën e kam përjetuar këtu sot 26 vite më parë në këtë vend këtu na kanë rreshtuar e na kanë pushkatuar. Nuk e di si kam shpëtu, në mes kemi qenë sikur një tufë dele ashtu kemi qenë por fati e deshi, askush nuk e kemi ditë se ku me dalë për me shpëtua”, shprehet Berisha.

Nën emocione, Berisha thekson se nuk beson në drejtësi.

“Nuk besoj në drejtësi shumë pak besoj, mu ka zbehë besimi në Zot besoj. Në Hagë i kemi çlirimtarët e nuk besoj në drejtësi se është duke na u bë një padrejtësi e madhe shumë”, thotë ai.

Nga dora e armikut serb pësoi edhe i burgosuri, Jonuz Krasniqi.

Nëna e tij, tregoi për televizionin momentin kur kishte marrë vesh se i biri i saj ishte vrarë.

“Në masakër të Dubravës ma kanë vra atë emër, ma kanë shkrumu ka bo çka ka deshtë vetë Serbia. Kur e kemi marrë lajmin e djalit më vështirë e më rëndë më sikur me më pas ra krejt qielli në tokë e me u bë bashkë ashtu mu ka doke mua dhe familjes time…Më i pari është kanë se harroj deri sa të shkoj te ai, me pyet se sa plumba e kanë vra”, thotë ajo.

Masakra e Dubravës konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj popullit shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën