TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Nëna e serbit, Milan Vukashinoviq që dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe ka shkuar sot në selinë e  EULEX-it në Prishtinë, për të kërkuar ndihmë për të birin, pasi tha që nuk i beson institucioneve të Serbisë.

by Venhar Isufi
3 muaj ago
2 0
A A

Nga Leposaviqi erdhi në Prishtinë mëngjesin e së enjtes.

Nëna e Millan Vukashinoviq, serbit nga Kosova i cili dyshohet  u plagos dhe më par u rrëmbye nga xhandarmëria serbe, erdhi në selinë e EULEX-it për të kërkuar ndihmë për të birin e saj.

Në një deklaratë për Tëvë1, nëna e Vukashinoviqit tha nuk ka fare besim në institucionet në Beograd, andaj po kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Kam ardhur të kërkoj ndihmë nga EULEX-i, nëse mund të më takojnë, të më marrin birin tim sepse nuk kam besim në institucionet e Serbisë. Dita e 13-të dhe unë ose nuk marr informata, ose i marr informatat që janë kontradiktore. Vizitat nuk janë të lejuara, nuk e kam parë që 13 ditë, nuk më lejojnë as mua, as avokatin”, u shpreh ajo.

Ajo shkon edhe më tutje, duke aluduar se i biri nuk është fare duke u trajtuar në spitalin e Nishit.

“Nuk kam besim se është duke u shëruar atje, kam frikë nga më e keqja. Për këtë arsye kam ardhur të kërkoj ndihmë nga EULEX-i dhe KFOR-i. Nuk e di, sepse çdo ditë më japin informata më ndryshe. Çdo ditë ndryshojnë. Ditën e 9të më kanë thënë se duhet operim në nyjën e këmbës. Në fillim as nuk e kanë përmendur”, tha ajo.

E në një përgjigje për Tëvë1, EULEX ka konfirmuar se janë duke e monitoruar rastin.

Sipas zëdhënëses, Nicolle Miller, EULEX është i gatshëm të lehtësoi shkëmbimin e informacioneve midis Serbisë dhe Kosovës nëse i kërkohet nga institucionet e vendit.

“Në përputhje me mandatin tonë aktual, EULEX-i po e monitoron këtë rast. Për më tepër, EULEX-i është i gatshëm të mbështesë hetimin duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit policor midis Policisë së Kosovës dhe Interpolit, Europolit dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë, nëse një ndihmë e tillë kërkohet nga institucionet përkatëse të Kosovës që mbajnë përgjegjësinë për të hetuar rastin në mënyrë efektive dhe të paanshme”, u tha ajo.

Më 1 nëntor, Millan Vukashinoviq shkoi për të blerë mjaltë nga një shok i tij, ku më pas dyshohet se  xhandarmëria serbe plagosi dhe më pas e rrëmbeu pesë metra brenda territorit të Kosovës në pikën zero të fshatit Jellackë të komunës së Leposaviqit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën