TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nën tingujt e muzikës, qytetarët e Gjakovës i gëzohen vendosjes së shtatores së Skënderbeut

Përmes një ceremonie, sot në Gjakovë u zbulua shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ideatori dhe donatori i këtij projekti u shpreh i lumtur me këtë vepër, gjersa të pranishëm ishin edhe figura të ndryshme politike e qytetarë të shumtë.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Nën tingujt e muzikës, qytetarët e Gjakovës i gëzohen vendosjes së shtatores së Skënderbeut

Nga fshatrat e Gjakovës, me këta kuaj arritën në qendër të qytetit.

E para fillimit të manifestimit në nder të përurimit të shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, erdhën edhe figura të ndryshme politike.

Nuk vonoi shumë,  shtatorja u zbulua nga donatori dhe pjesëmarrësit e tjerë të ceremonisë.

Ideatori dhe donatori i këtij projekti, Gjergj Prenkoçaj, u emocionua gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve.

“Unë u mundova sado pak që t’ia lajë një borxh vendlindjes, vendit ku u rrita, Gjakovës time që sot është më e bukur dhe krenare se kurrë”, ka deklaruar ai.

E kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se qyteti tashmë do të marrë pamje tjetër.

“Gjakova njihet mirë, Gjakova është një copë e Kosovës, është një copë e shqiptarëve dhe Shqipërisë, gjithmonë kemi qenë këtu dhe kemi me qenë këtu, por sot e kemi edhe një derdhje në bronz që ka me jetu sa të jetë jeta”, ka thënë ai.

I pranishëm ishte edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ngriti lartë këtë veprim të donatorit.

“Në Gjakovë buron shumë vlerë kombëtare, buron fuqi për kombin, për shqiptarët, jo ndër vite po ndër shekuj. Unë siguroj se Gjergji është pikërisht aty ku duhet”, ka thënë Haradinaj.

Vlerësim pozitiv dhanë edhe disa qytetarë.

“Shumë bukur e gëzofshi të gjithë populli shqiptar”.

“Është kënaqësi e madhe për kombin shqiptar”.

Mirëpo kishte edhe nga ata që shfaqën pakënaqësi, si ky qytetar që kishte ardhur nga Zvicra enkas për këtë ngjarje.

“Ton ky nder me u ba, me u ba pak ma hijshëm. Unë prej Zvicre kam ardh ekstra, edhe me dal më 6 maj në Prishtinë në manifestim, për këto dyja kam pagu biletë vetëm për nder të kombit”.

Gëzimin për vendosjen e monumentit në qendër të qytetit, gjakovarët e vazhduan nën tingujt muzikor dhe valleve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën