Një person ka raportuar se disa të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur çantën e dorës.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se brenda çantës kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parash, përcjell teve1.info.
“Prishtinë 15.08.2023 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parashë. Të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.