TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në xhamitë e Kosovës sot një pjesë e mesazhit të xhumasë iu kushtua situatës së sigurisë

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Në xhamitë e Kosovës sot një pjesë e mesazhit të xhumasë iu kushtua situatës së sigurisë

Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot një pjesë e hytbesë (mesazhit) të xhumasë iu kushtua situatës së sigurisë në vendin tonë.

Kjo është bërë me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava.

“Në këtë mesazh u bë thirrje që ne si besimtarë, në këtë kohë sfiduese për vendin, të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë për mënyrën se si ne komunikojmë me të tjerët, në çfarëdo mënyrë që e bëjmë një gjë të tillë. Gjithashtu pjesë e mesazhit ishte edhe bashkimi i të gjithëve, në mënyrë që të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona për të parandaluar çdo kërcënim, që mund ta cenojë paqen dhe sigurinë e kombit dhe shtetit tonë. Aty u bë thirrje për bashkëpunim me institucionet tona, të cilat siç u tha në mesazh, janë themeluar me gjakun e bijve dhe bijave tanë ndër breza”, thuhet në njoftim nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Më poshtë mund ta gjeni mesazhin e plotë:

Të nderuar besimtarë,

Jemi dëshmitarë se Kosova po përballet me sfida të mëdha në aspektin e sigurisë.

Më 29 nëntor, një ditë pas festës së flamurit tonë kombëtar, në veri të vendit ndodhi një sulm terrorist ndaj kanalit që furnizon me ujë gati gjysmën e qytetarëve të Kosovës dhe është jetik për energji e ngrohje.

Kjo ngjarje kriminale na tregon qartë se jemi në një situatë të ndjeshme dhe të trazuar, ku bashkëpunimi me institucionet e vendit e të sigurisë është i domosdoshëm për mbrojtjen e shoqërisë dhe shtetit tonë nga rreziqet e mundshme të armiqve tanë.

Në këtë kohë sfiduese, është shumë e rëndësishme që si besimtarë të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm në mënyrën se si komunikojmë me të tjerët, qoftë drejtpërdrejt, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale.

Fjalët dhe veprimet tona kanë ndikim të madh, prandaj duhet të tregojmë maturi, përgjegjësi e vetëdije të lartë, duke mos rënë pre e provokimeve e lajmeve të rrejshme, që dëmtojnë shtetin dhe fenë tonë.

Feja jonë e pastër islame na mëson paqen, respektin dhe mbrojtjen e njëri-tjetrit. Është detyra jonë si besimtarë që të kontribuojmë për një shoqëri të sigurt e të qëndrueshme dhe shtet të fortë.

Prandaj, ju ftojmë që së bashku me bashkësinë tonë fetare, të jemi të bashkuar dhe të bashkëpunojmë ngushtë me institucionet tona, institucione të cilat i kemi themeluar e ndërtuar me gjakun e bijve dhe bijave tanë nëpër breza, prandaj duhet të angazhohemi bashkë me autoritetet për të parandaluar çdo kërcënim, që mund të cenojë paqen dhe sigurinë e kombit e të shtetit tonë.

Ne kemi obligim të mbështesim institucionet e sigurisë me të gjitha mundësitë tona, t’u besojmë atyre dhe të japim kontributin tonë për një Kosovë të sigurt për të gjithë qytetarët. Bashkëpunimi dhe besimi ndaj institucioneve është një hap i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë kombëtare.

Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë treguar e dëshmuar historikisht se dinë të luftojnë për liri dhe të sakrifikojnë për shtetin e tyre.

Vëllezër besimtarë!

Ne si besimtarë jemi të përkushtuar që të jetojmë në paqe dhe bashkëjetesë, të rrisim fëmijët tanë në një mjedis të sigurt, të qetë e të qëndrueshëm, duke besuar fuqishëm në Zotin Një dhe vlerat tona të shenjta.

Të qëndrojmë të gjithë të bashkuar për një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nisëm për një koalicion – tregon Mustafa

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nisëm për një koalicion – tregon Mustafa

“Opozita në sinkronizim me Listën Serbe” – Behrami i reagon Kurtit

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

“InfoNata” 27.11.2025

“InfoNata” 27.11.2025

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nisëm për një koalicion – tregon Mustafa

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nisëm për një koalicion – tregon Mustafa

Karateisti kosovar Islam Selmani në TOP 8 të botës

Karateisti kosovar Islam Selmani në TOP 8 të botës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën