TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në veri as në këtë 17-vjetor të pavarësisë nuk ka festë

Ndryshe nga komunat tjera, as në këtë 17 vjetor të Pavarësisë së Kosovës në katër komunat veriore nuk pati asnjë organizim, përveç seancave solemne që u mbajtën ne Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Megjithatë, Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun , Veton Elshani shtoi se është bërë punë shumë për të gëzuar festën sot.

by Venhar Isufi
1 vit ago
1 1
A A

Intonimi i himnit të Republikës së Kosovës lëshohet në fillim.

Kështu nis seanca solemne me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kryetari i kësaj komune, Erden Atiq uroi qytetarët e komunës veriore por, ai shtoi se Serbia po vazhdon të përbëj kërcënim për vendin.

“I vetmi shtet në mes të Evropës që mbetet lidhur me Rusinë sot është Serbia. Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj, destabilizimin e saj dhe ndarjen faktike të shtetit tonë. Serbia na lufton brenda dhe jashtë pa zgjedhur mjete prej diplomacisë e deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve kriminale brenda vendit tonë”.

E Kryesuesi i kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin kujtoi dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për të gëzuar sot lirinë.

“Kujtojmë dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për këtë ditë. Në këto 17 vite të shtetësisë tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin ekonomik, mbetët për tu bërë punë më shumë andaj jemi këtu për të kontribuar të bëhet më e fuqishme, më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar ai.

E situata e sigurisë në veri mbetet e qetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Tëvë1 se dallimi me vitin e kaluar të përvjetorit të pavarësisë është i madh.

“Ka shumë aktivitete që zhvillohen në këtë vend, mirëpo ne jemi polic që goxja kaherë e mbaj në mend dhe ditën e Pavarësisë me krahasua atë ditë me këtë ditë të sodit përsëri ka dallime të mëdha është një punë e mirë që është bërë e kemi meritua gjithë këtë ditë”, ka thënë ai.

Komuna e Mitrovicës së Veriut as këtë vit nuk organizoi aktivitete me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Dhjetëra miliona euro për zgjedhje, ekonomistët: Kosova ka nevojë për investime në shumë fusha

Sondazhi më i ri, LVV- bije në 43.5 %, Lista Vjosa 6 % dhe partit tjera me rezultatin e njëjtë

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën