TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Tiranë shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, vlerësohet lartë rëndësia e saj

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
0
A A
Në Tiranë shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, vlerësohet lartë rëndësia e saj

Në Tiranë të enjten është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe. Pjesë e saj ishin diplomatë deputetë e të diplomuar në gjuhën arabe ku e vlerësuan lartë rolin e kësaj gjuhe në botë.

Në Tiranë me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Hifzi të enjten u shënua dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe.

Në fjalën hyrëse, zëdhënësi i kësaj Ambasade falënderoi personalitetet e ndryshme qw ishin prezent, si ambasadorë, deputetë e shkrimtarë.

E pas tij fjalën e mori Endrit Baca si i diplomuar në Akademinë për Gjuhën Arabe, ku tregoi për eksperiencën e tij.

“Përveç studimeve akademike kjo përvojë na ofroi mundësi unike që për të njohur kulturën arabe përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve që forcuan kuptimin tonë për gjuhën arabe dhe vlerat e saj”, tha Baca.

Ndërkaq, profesori Arben Muçiqi foli mbi rolin e Qendrës Abdul Aziz mbi promovimin e gjuhës arabe në Shqipëri.

“Në Shqipëri ne kemi hapur kursin e mësimit të gjuhës dhe kulturës arabe, kurs i cili ndiqet me shumë interes si nga studentët ashtu edhe nga pedagogë të Universitetit, pjesa më e madhe e të cilëve janë edhe sot këtu dhe i përshëndes”, tha Muçiqi.

Megjithatë, po shihet se edhe Inteligjenca Artificiale mund të ndikojë në promovimin më shumë të kësaj gjuhe.

“Përballë sfidave dhe modernizimit të teknologjisë digjitale, është jetike që arabishtja të mbrohet, promovohet dhe të përshtatet me epokën e re. Pikërisht këtu qëndron roli i Inteligjencës Artificiale, ajo ka fuqinë për t’u siguruar që trashëgimia arabe të mos humbasë në vorbullën e globalizimit”, tha Joana Jaku, e diplomuar në fushën e Inteligjencës artificiale.

E njëri nga shkrimtarët arabë tha se përmes përkthimeve nga gjuha arabe në shqipe dhe anasjelltas, kanë njohur më shumë vendin shqiptar.

“Që ka prodhuar veprat e letrarit të madh Ismail Kadare. Përmes veprave të tij ne kemi mësuar historinë dhe mbi identitetin e popullit shqiptar duke treguar skena nga historia shqiptare që nga mesjeta deri në ditët e sotme. Padyshim ka shumë autorë tjerë përveç Kadaresë që janë përkthyer ose nuk janë përkthyer ende”, tha shkrimtari, Jusuf el Hadid.

Në këtë ceremoni u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve, si dhe u promovua libri i parë i përkthyer nga gjuha arabe në atë shqipe.

Krejt në fund, nga ambasadori arab u shpërndanë edhe mirënjohje për personalitetet që kanë kontribuuar në promovimin e gjuhës arabe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale, EULEX monitoron situatën e sigurisë

Zgjedhjet lokale, EULEX monitoron situatën e sigurisë

Ambasadori britanik monitoron procesin zgjedhor në veri

Ambasadori britanik monitoron procesin zgjedhor në veri

Kuçi akuzon Ramosajn për presion ndaj votuesve në qendrat e votimit

Kuçi akuzon Ramosajn për presion ndaj votuesve në qendrat e votimit

Murati apelon qytetarëve të votojnë: Çdo votë përcakton të ardhmen e komunës

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën