TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Samitin e NATO-s, diskutohet dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në Samitin e NATO-s, diskutohet dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri

Liderët e shteteve anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, në një deklaratë të përbashkët nga Samiti në Vilnius, kanë kërkuar deeskalim të situatës në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Përmes kësaj deklarate NATO u bën thirrje palëve që të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhje të qëndrueshme politike.

“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike”, thuhet në deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë situatën, të kthehen në dialog dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila u arrit së fundi në Bruksel dhe Ohër”, njofton NATO.

Më tej liderët e shteteve të kësaj aleance ushtarake theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë edhe misionin e KFOR-it të udhëhequr nga aleanca më e fuqishme ushtarake në botë.

“KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt, të qetë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Veprimet e fundit të përshkallëzuara janë të papranueshme dhe ne dënojmë dhunën në veri të Kosovës, si dhe sulmet e paprovokuara që shkaktuan lëndime serioze të ushtarëve të NATO-s. Ne kemi rritur praninë e trupave të KFOR-it për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR do të bëhet në bazë të kushteve dhe jo në kalendar (afate kohore)”, thuhet në njoftimin që i dedikohet ngjarjeve në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama mohon të ketë synim postin e të parit të LDK-së

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Nis takimi konsultativ i LDK-së

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Xhiroja e 15-të e Superligës, ndeshje të forta në mesjavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën