TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në rigjykim i akuzuari për falsifikim të votave në zgjedhjet e 2017-ës

nga TËVË 1
29 Prill, 2023
0
A A
Kur skadon pasta e dhëmbëve? Faktet që duhet t’i dini

Në seancën e rigjykimit të premten në Gjykatën Themelore në Pejë, ish-kryesuesi i Komisionit, Vehbi Berisha, i cili ngarkohet se i dëmtoi kandidatët e partive politike për 108 vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në vendvotim të fshatit Kryshec, tha se me qëllim nuk ka bërë asgjë dhe se sipas tij kryesuesi ka për detyrë vetëm të shikojë.

Këtë deklarim, i akuzuari Berisha e bëri në seancën e së premtes.

Fillimisht, i akuzuari Berisha tha se mbetet pranë mbrojtjes që kishte dhënë herën e parë përgjatë shqyrtimit gjyqësor.

“Me qëllim nuk kam bërë asnjë send, këtu mas pakti unë kam pas faj, kryesuesi ka për detyrë vetëm me i këqyr dhe anëtarët e partive politike të komisionit kanë pasur për detyrë t’i shënojnë dhe t’i numërojnë ato”, tha i akuzuari Berisha.

Më pas, prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj, tha se qëndron në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dhënë më 10 shkurt 2022, në shqyrtimin gjyqësor si dhe në aktakuzën e precizuar.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Xhelal Radoniqi, deklaroi se nga përshkrimi i dispozitivit të aktakuzës së precizuar vjen në përfundimin se i mbrojturi i tij nuk ka pasur qëllim kryerjen e veprës penale, ku sipas tij përshkrimi i dispozitivit në veprimet e të akuzuarit në asnjë fjalë nuk thuhet cili ishte veprimi i të akuzuarit që mund të konsiderohet se kishte qëllim t’i falsifikojë rezultatet e votimit.

Avokati Radoniqi shtoi se gjatë shqyrtmit gjyqësor, me asnjë provë nuk ishte vërtetuar se i pandehuri kishte qëllim për të falsifikuar rezultatet e votimit. Sipas tij, ai kishte vepruar sipas rregullave të përgjithshme në Kosovë, andaj i propozoi gjykatës, që i mbrojturi i tij të lirohet nga aktakuza.

Kurse, i akuzuari Berisha, mbeti pranë fjalës së mbrojtësit të tij dhe fjalës së dhënë në shqyrtimin e parë gjyqësor.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, shpalljen e këtij aktgjykimi e caktoi më 3 maj 2023.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, më 11 shkurt 2022, e kishte shpallur të pafajshëm nga aktakuza për falsifikim të votave ish-kryesuesin e Komisionit në zgjedhjet e 2017-ës, Vehbi Berisha.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 15 shtator 2022, kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, dhe çështjen penale e ktheu në rigjykim, me arsyetimin se me provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor nuk ishte vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale që me aktakuzë i vihet barrë.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 19 dhjetor 2020, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Vehbi Berisha akuzohet se më 11 qershor 2017, në fshatin Kryshec, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij lidhur me zgjedhjet, ka regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri që ishte i autorizuar nga KQZ si kryetar i komisionit zgjedhor, ka shkelur nenin 102, paragrafin të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, më ç’rast në ditën kritike, në vendvotimin numër 1724C/01R, pas numërimit të votave, në Formularin e Rezultateve të Kandidatëve ka regjistruar gabimisht votat e kandidatëve, shkruan Betimi për Drejtësi.

Bazuar në aktakuzës, i pandehuri ka regjistruar 25 vota më pak si dhe 83 vota më shumë, e ku gjithsej me 108 vota i ka dëmtuar kandidatët e ndryshëm të partive politike, ashtu që PDK-së i janë shtuar 51 vota, LDK-së 29 vota, LVV-së 3 vota, kurse i janë hequr PDK-së 18 vota, LDK-së 4 vota dhe LVV-së 3 vota.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 219, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryerësi dënohet me burgim prej tre deri në pesë vjet.

Tags: 2017Gjykata Themelore ne Pejezgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X