Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media ka treguar edhe për njoftimet që janë pranuar nga komuna e Rahovecit, ku siç tha ai janë vërejtur fletëvotime me shenja të dukshme tek numrat.
Ai ka thënë se kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimeve.
“Po ashtu, kemi pranuar njoftim nga komuna e Rahovecit, ku në Qendra të Votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa ankesa në radhët e këshillave të vendvotimeve.”, ka thënë Radoniqi./teve1.info/







