Ato ishin të bllokuara, andaj këta serbë po përdorin rrugët alternative për në fshatin Rudarë.
E përveç në këmbë, aty kishte serb që erdhën me vetura dhe autobusë nga vende të ndryshme, të cilët ishin nën monitorimin dhe mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it.
Rreth mesditës, u mblodhën para Kryqit për të protestuar.
Disa prej tyre thonë se janë kundër përzierjes së politikës në jetët e tyre.
“Po protestoj pasi jam kundër politikës, duam vetëm të jetojmë të qetë me fqinjët tanë dhe të punojmë të lirë”, tha një protestues.
“Kemi ardhur nga Graçanica për protestë”, tha një tjetër.
Mirëpo kishte edhe nga ata që nuk e dinin pse po protestojnë.
“Nuk e di, pyeti ata që duhet”, tha një tjetër protestues.
Kjo protestë zgjati për më shumë se dy orë, edhe në përfundim të saj u panë patrulla të KFOR-it dhe EULEX-it, mirëpo nuk kishte zyrtarë dhe patrulla të Policisë së Kosovës.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.