TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Prishtinë u zbulua pllaka përkujtimore për civilët shqiptarë të pushkatuar nga regjimi komunist

Sot në Prishtinë u zbulua pllaka përkujtimore kushtuar civilëve shqiptarë të pushkatuar nga ish-forcat komuniste jugosllave në pesëvjeçarin e parë pas Luftës së Dytë Botërore.

by tëvë1
6 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

E mbështetur nga të afërmit me emocionet që ia lexon në fytyrë.

Badishahe Islami ndalet me emocion para pllakës së sapo zbuluar këtë të martë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Pllakë kjo kushtuar civilëve shqiptarë të pushkatuar nga ish-forcat komuniste jugosllave në pesëvjeçarin e parë pas Luftës së Dytë Botërore.

E për Badishahe Islami, daja i saj, Shyqri Begu, ishte më shumë se një familjar ishte një patriot dhe humanist i madh.

“Daja im ka qenë kryetar i …. për Shqipërinë etnike më këta të tjerët krejt bashkë kanë luftu ka qenë një patriot i madhë. Ka qenë një njeri human, Shyqri Begu ka pas një ndër fabrikat e para në Kosovë me rrymë edhe ka punu vazhdimisht për Shqipërinë etnike edhe në lidhjen e dytë të Prizrenit ka marrë pjesë”, ka thënë Islami.

Ndërsa edhe mbesa e tij, Flutura Palloshi, kujtoi se dhimbja e tragjedisë është trashëguar brez pas brezi.

“Nëna nuk është në jetë por na e ka përcjell më shumë dhimbje momentin e tragjedisë që e kan vra gjyshin jemi krenar që jemi pasardhës të Shykri Begut. Kjo do të thotë shumë për ne mjafton që e kanë shenu çdo herë e kemi pas në kujtim kemi mendu diçka të tillë faleminderit kryetarit të Komunës që e mundësoi me të vërtetë pllakë e vogël por për ne do të thotë shumë”, është shprehur Palloshi.

E i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kjo pllakë ka ardhur me vonesë, por do të mbetet si një kujtesë e fortë se liria nuk është dhuratë, por amanet.

“E dimë se kjo pllakë përkujtimore këtu është vonuar pra duhej të ishte vendosur këtu dekada me parë dhe e di mirë që ajo edhe sot që po e shpalosim nuk ka me i mbyll plagët, nuk ka më i kthye gjyshër e prind e vëllezër nuk ka me na tregu varret që ende nuk dihen por ka me bo një gjë të madhe ka me i dhanë zë kësaj toke që flet ka me lidh të kaluarën me të tashmen që kur të ndalemi pran saj të kujtojmë që liria nuk është dhuratë por liria është amanet”, ka thënë Rama.

Kjo pllakë është vendosur në Taukbahçe, në vendin ku u ekzekutuan pa gjyq shumë patriotë shqiptarë, mes tyre edhe Gjon Serreçi, Ukë Sadiku, Ajet Gërguri e Osman Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

​Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë – “Shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë” tarifash

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

27-vjetori i Masakrës së Rezallës përkujtohet me homazhe, Lushtaku kritikon mungesën e institucioneve

27-vjetori i Masakrës së Rezallës përkujtohet me homazhe, Lushtaku kritikon mungesën e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën