TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ne presim urdhrin prej Beogradit”, Zhitia tregon se çfarë thanë policët serbë në kufi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
“Ne presim urdhrin prej Beogradit”, Zhitia tregon se çfarë thanë policët serbë në kufi

Gazmend Zhitia, pronari i kompanisë “Zhitia Tours”, ka dhënë detaje të reja për ndalimin e kosovarëve në kufi me Serbinë.

Zhitia ka bërë të ditur se prej 261 pasagjerëve që ka pasur kompania e tij, 23 prej tyre janë ndaluar nga policia në kufi.

“Ndalimi i autobusëve ka filluar prej orës 22:00, për disa tjerë që mbërrijnë më herët në vend kalimin kufitar me Serbinë, ndërsa sa i përket autobusëve të kompanisë sonë prej orës 01:15 të natës. Policët i kanë mbledhur dokumentet normal si gjithë, qysh e punojnë punën e vetë. Prej krejt atyre 261 pasagjerë që kanë qenë duke udhëtuar me neve 23 prej tyre i kanë marrë në një lloj interviste. Ofertën e fundit që na kanë dhënë neve rreth orës 12:00 ka qenë, letë mbesin këta 23 persona këtu, ju mundeni me vazhdu rrugën. Thjesht, ata mua më kanë thënë personalisht ata që kanë qenë pjesëmarrës së luftës ata duhet me i verifikua. Mendimi im është që ne të gjithë kemi qenë pjesëmarrës së luftës, është një e padrejtë shumë e madhe”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai tha se kosovarët e ndaluar kanë janë marrë në pyetje për pesë minuta, pastaj janë kthyer dhe kanë qëndruar te policia.

I pyetur se pse i kanë ndaluar për 15-16 orë, ai tregoi se policët serbë kanë thënë se janë duke pritur urdhër nga Beogradi se kur t’i lirojnë udhëtarët.

“Përgjigja e tyre ka qenë ne presim urdhrin prej Beogradit, pa na dhënë ata urdhrin me vazhdua ju rrugën, nuk mundemi ne me ju lirua. Në suazat njerëzore e kanë thënë edhe këtë që është një lloj verifikimi, por sido qoftë në rrugë 15:00 vazhduan rrugëtimin ata që ishin në dalje dhe në hyrje të Serbisë. Në një mënyrë e kemi konfirmuar që kjo ka të bëjë me politikën, e pranojnë edhe ata vetë. Ata e kanë zbatuar urdhrin prej Beogradi”, shtoi ai.

Qindra kosovarë janë mbajtur të bllokuar për mbi 16 orë nga autoritetet serbe në pikat kufitare me Serbinë.

Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova edhe në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Gjatë ditës, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi./teve1.info/

Tags: beogradindalimi i kosovarëveZhitia
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Etiketa “Kosova është Serbi” në ambasadën e Kosovës në Berlin, reagon MPJD

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Etiketa “Kosova është Serbi” në ambasadën e Kosovës në Berlin, reagon MPJD

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Prishtina hyn në fazën vendimtare të planifikimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën