TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në prag të Ramazanit, pako për mbi 8 mijë familje në Kosovë

Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me Qendrën e Mbretit Selamn nga Arabia Saudite për Bamërisë dhë Ndihmë Humintare kanë filluar shpërndarjen e pakove për familje në nevojë. Prezent këtu ishte edhe ambasadori i Arabisë Saudite si dhe kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava të cilët folën edhe për bashkëpunimet ndërmjet dy vendeve.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Pakot e para arritën.

E origjina e tyre, është Qendra e Mbretit Selman për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare në Arabinë Saudite.

Përmes shoqatës “Bereqeti” në Kosovë, këto pako do të shkojnë në shtëpitë e familjeve në nevojë.

Këta të fundit, arritën me kohë tek xhamia e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Në ora 10:00 filloi edhe shpërndarja e pakove ushqimore në prag të muajit Ramazan.

Falënderues për ndihmën saudite, u shpreh myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Tash e 26 vjet në vazhdimësi, këto ndihma kanë vazhduar dhe për këtë ne jemi falënderues nga zemra, në të vërtetë ka qenë një ndihme e madhe jo vetëm për ushqim dhe veshmbathje por ka qenë një ndihmë e vazhdueshme, edhe në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve të shkatërruara gjatë luftës, të shtëpive, të spitaleve, të xhamive. Arabia Saudite ka qenë edhe është partnere e Kosovës e cila ka përkrahur Kosovën në anëtarësimin brenda të gjitha mekanizmave ndërkombëtar ku ka pasur nevojë Kosova”,u shpreh Tërnava.

E prezent këtu ishin edhe donatorët.

Ambasadori i Arabisë Saudite, Faisal Hivzi, tha se ndihmat e tilla i bashkojnë popujt.

“Kjo ndihmë vjen si mbështetje e mbretit të Arabisë Saudite, i cili beson se këto ndihma bëjnë bashkimin ndërmjet popujve dhe është një ndihmë e madhe për nevojtarët. Këto pako ushqimore që vijnë vit për vite nga Arabia Saudite, nuk janë ndonjë ndihmë e madhe, por është një treguese për mbështetjen që ka Arabia Saudite dhe bashkëpunim të mirë që ndodhë ndërmjet Arabisë Saudite dhe Bashkësi Islame”, tha ambasadori i Arabisë Saudite, Faisal Hivzi.

Falënderuese për këto pako ushqimore u shpreh edhe drejtoresha për punës sociale në Prishtinë, Adelina Sahiti.

“Shoqata Bereqeti bashkë me donatorët e saj në këtë rast Arabinë Saudite kanë qenë ata ë cilët po na bashkohen që ta nisim mbarë muajin e shenjtë të Ramazanit. Nuk ka më mirë që të pranojmë dhurata e nuk ka me mirë që të dhurojmë dhurata”, tha ajo.

Por jo vetëm në Prishtinë, pakot ushqimore pritet të dhurohen edhe në qytete tjera të Kosovës.

“Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit ku do të shpërndajmë mbi 8 mijë për 8 mijë familje në nivel vendi. Ky është viti i katërt që na mbështet kjo qendër me pako ushqimore në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo pasi kjo Qendër na mbështetë neve edhe 700 jetimë të cilëve u jep nga 50 euro në çdo muaj, këtu po bëhet hapja e këtij projekti e ne do të jemi në çdo qendër të Kosovës deri në ditën e parë të muajit të Ramazanit”, Xheladin Fazliu nga shoqata “Bereqeti”

Gjatë këtij eventi, Komuna e Prishtinës, ndau mirënjohje për ambasadorin e Arabisë Saudite dhe kryemyftiut, Naim Tërrnava, për kontributin e dhënë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nis ekspozenë Kuvend, përmend procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kurti nis ekspozenë Kuvend, përmend procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së re, Kurti mandatar

Nis seanca për formimin e Qeverisë së re, Kurti mandatar

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Bahtiri: E votova Listën Serbe se s’mund të jem kundër të gjitha partive

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

“Këndi i Debatit” 11.02.2026

“Këndi i Debatit” 11.02.2026

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Bahtiri: E votova Listën Serbe se s’mund të jem kundër të gjitha partive

Bahtiri: E votova Listën Serbe se s’mund të jem kundër të gjitha partive

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën