TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në prag të ndeshjeve miqësore, flasin Sylvinho dhe Gjasula

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtypin në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për “EURO 2024”. Kuqezinjtë debutojnë kundër Italisë (15 qershor). Më pas duelet me Kroacinë (19) dhe Spanja (24).

Ndërkohë, Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore përpara nisjes së Europianit.

“Kuqezinjtë” do të luajnë kundër Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe Azerbajxhanit më 7 qershor.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera braziliani tha:

“Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndierë atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur më 31, mbrëmë u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne.”

Ai vazhdoi tutje, duke thënë se duhët t’i menaxhoj mirë minutat, shkaku i ndeshjeve të shumta të luajtura nga lojtarët.

“Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë”, përfundoi Sylvinho.

Klaus Gjasula, në prag të ndeshjes miqësore me Lihtenshtejnin tregoi se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Ai shtoi se zgjidhjet në fushë i bën trajneri dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

“Gjendja dhe atmosfera është e shkëlqyer si gjithmonë. Jemi në fazën përgatitore dhe po bëhemi gati fillimisht për dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është shumë mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim”, tha Gjasula.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Protesta e banorëve në kryeqytet-gjykata i njeh si pronarë, komuna nuk ua bartë pronën

Protesta e banorëve në kryeqytet-gjykata i njeh si pronarë, komuna nuk ua bartë pronën

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Arrestohen dy persona të dyshuar si punëtorë të Postës së Serbisë në veri të Mitrovicës

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën