TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në Podujevë fillon shërbimi i dializës, premtohen së shpejti edhe shërbime tjera mjekësore

Në Podujevë sot është përuruar Poliklinika Specialistike në të cilën pritet të marrin shërbimin tashmë pacientët me dializë. Kryeministri në detyrë u shpreh se ky është lajm i mirë për gjithë pacientët e kësaj komune.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Përgatitjet e fundit u bënë.

Edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, erdhën për ta pritur.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti erdhi në qytetin e Podujevës për t’a përuruar shërbimin më të ri mjekësor në këtë komunë.

Nga sot, qytetarët që kanë nevojë për shërbimin e dializës do ta kenë mundësinë që ta kryejnë pa bërë më rrugë të gjatë.

Derisa Kurti u shpreh se ky është lajm i mirë për të gjithë pacientët dhe familjet e tyre pasi nuk do kenë më nevojë të udhëtojnë jashtë qytetit.

E Bulliqi u shpreh se funksionalizimi i këtij shërbimi është një zhvillim i rëndësishëm për qytetin.

“Është moment i veçantë për qytetarët e komunës sonë për arsye se nga sot e tutje për 32 pacientë të cilët kanë nevojë për këtë shërbim nuk do të kenë nevojë të bëjnë rrugë të gjata nga vise të ndryshme rurale gjithandej komunës dhe të shkojnë në Prishtinë për t’i kryer këto shërbime. Është shumë e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria e vendit na ka ndihmuar shumë në këtë proces. Është një projekt në vlerë prej 2.5 milionë euro që janë investuar deri më tash në total. 1.9 milion të fundit edhe në aparatura. Objekti është ndërtuar me buxhetin e komunës”, tha Bulliqi.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Shëndetësisë tha se përveç shërbimit të hemodializës, në spitalin e Podujevës shumë shpejtë do të ofrohen edhe shërbime të tjera specialistike.

“Tash po fillojmë me shërbimin e hemodializës. Për pak siç e tha kryetari do të fillojmë edhe me shërbime specialistike dhe tani të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës jo vetëm hemodializën që iu janë dashur të udhëtojnë deri në 80 e 90 kilometra për ta marrë këtë shërbim në komunën e Prishtinës, tash do ta marrin këtu. Së shpejti qytetarët e Komunës së Podujevës për çdo shërbim specialistik do ta kenë edhe vendin me një investim 2.5 milionë eurosh në bashkëpunim me Komunën e Podujevës”, tha Vitia.

E drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK, Mimoza Ukimeraj, tha se pacientët nga Podujeva me hemodializë, deri para dhjetë vitesh janë trajtuar në Nefrologji ndërsa më pas ky shërbim u është ofruar në qendrën satelit në Kodrën e Trimave.

“Pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim do ta marrin në vendin e vet. Shumica e pacientëve janë edhe me shtëpi këtu afër poliklinikës. Këta pacientë shërbimin e kanë marrë në Qendrën Klinike Universitare ët Kosovës, në Klinikën e Nefrologjisë. Kurse dhjetë vitet e fundit për të pasur një rrugë më të shkurtër realizmin e seancave të dializës e kanë bërë në qendrën satelit në Kodrën e Trimave…Jemi një procedurat e tenderimit për të mbuluar të gjitha aparatet edhe në QKUK. Po servisohen prej operatorëve ekonomik, janë funksional, po kryejnë seanca. Jemi në procedura të tenderimit të aparateve të reja dhe të renovimit”, tha Ukimeraj.

Hemodializa është procedurë mjekësore që përdoret për të pastruar gjakun te pacientët të cilët kanë dështim të veshkave ose mosfunksionim të rëndë të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën