TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë, Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Nesër shënohet 29-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë në mënyrë mizore para syve të botës. Përkujtimi i gjenocidit serb po shihet si i domosdoshëm në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë nga e kaluara tragjike.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Masakra e Srebrenicës nuk e ndali Millosheviqin të kryejë masakra edhe në Kosovë

29 vjet më parë para syve të botës në Srebrenicë u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, kurse ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq u dënuan më burgim të përjetshëm.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare vlerëson se është shumë e rëndësishme që gjenocidi në Srebrenicë të kujtohet në atë mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Luftërat që e kanë përcjellë shkatërrimin e Jugosllavisë dhe kanë sjellë shumë viktima në Kroaci, Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë duhet të përkujtohen. Duhet të krijohet kujtesa kolektive e cila bazohet në fakte në mënyrë që këto krime të mos përsëriten në të ardhmen. Një nga ngjarjet më të tmerrshme që ka ndodhë në fund të viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi respektivisht në Evropë ka qenë gjenocidi në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës të ndihmuara nga Serbia kanë vrarë brenda një jave më shumë se 8.000 boshnjakë”, shprehet Blakaj.

Për rëndësinë e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë ka folur edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Krasniqi thotë se shteti serb asnjëherë nuk është penduar për këto krime kundër njerëzimit dhe se Serbia akoma paraqet rrezik për vendet e rajonit.

“Ky përvjetor është shumë i rëndësishëm, duhet të shënohet, duhet të vetëdijesohen gjeneratat e reja për tmerret që kanë ndodhur në Srebrenicë, në atë mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mësojnë për rreziqet që paraqet Serbia sepse kjo ideologji që e ka sjellë gjenocidin në Srebrenicë, në fakt është ende aktive në Serbi në formën e idesë ose projektit për Serbinë e madhe ose botën serbe.

Andaj me vet faktin që perëndimi e ka dënuar me Tribunalin Penal të Hagës dhe me rezolutë të OKB-së është shumë e rëndësishme”, shprehet Krasniqi.

Në maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Tags: mohimi i se vertetesSerbiaSrebrenica
ShareTweet

Postime të ngjashme

DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

“Mund të ketë reduktime të ujit sot”, Rivanolli jep detaje nga situata në Ibër-Lepenc

Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

​Deputetët mblidhen sot për buxhetin

​Mbrojtja e Jakup Krasniqit vazhdon deklaratën përmbyllëse në Hagë

​Mbrojtja e Jakup Krasniqit vazhdon deklaratën përmbyllëse në Hagë

DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

DW: A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

“Mund të ketë reduktime të ujit sot”, Rivanolli jep detaje nga situata në Ibër-Lepenc

Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

​Deputetët mblidhen sot për buxhetin

​Mbrojtja e Jakup Krasniqit vazhdon deklaratën përmbyllëse në Hagë

​Mbrojtja e Jakup Krasniqit vazhdon deklaratën përmbyllëse në Hagë

Zbulohet koncepti i pamjes së re të “New Born” për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Zbulohet koncepti i pamjes së re të “New Born” për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Mot i vranët të hënën

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën