TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në nëntor pritet riaktivizimi i Procesit të Berlinit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në nëntor pritet riaktivizimi i Procesit të Berlinit

Me qëllim të përafrimit të Ballkanit me BE-në, ekziston një nisëm e quajtur “Procesi i Berlinit”.

E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se më 3 nëntor do të mbahet një takim në kuadër të këtij Procesi.

Krahas Procesit të Berlinit, nismë kjo e ish-kancelares Angela Merkel, Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut ka kohë që kanë formuar edhe nismën Open Balkan, e cila ka përafërsisht qëllime të njëjta, por nuk ka arritur të përfshijë më vete të gjitha vendet e rajonit.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, thotë se vetëm për Serbinë “Open Ballkan” është më i përshtatshëm se sa “Procesi i Berlinit”.

“Unë mendoj që “Ballkani i Hapur” është plasuar për ta “minuar procesin e Berlinit”, këtë e ka bërë Serbia me qëllim të shmangies së obligimeve që dalin nga “Procesi i Berlinit” dhe shkak ka qenë Kosova. Në “Procesin e Berlinit” parashihen gjashtë subjekte të barabarta shtetërore, ky ka qenë qëllimi i minimit nga ana e Serbisë. Edhe tash jam skeptik, dyshoj se “Procesin e Berlinit| sërish Serbia mund ta minoi për të mos e pranuar Kosovën e barabartë në tavolinë”, ka thënë Koci.

Por, ndryshe mendon, Kandidati i CDU-së gjermane për Bundestagun, Kolë Gjoka. Ai thotë se mungesa e rezultateve nga “Procesi i Berlinit” solli nismën “Open Ballkan”.

“Unë kam qenë vet pjesëmarrës i konferencës së Berlinit të iniciuar nga zonja Merkel dhe fatkeqësisht unë e shikoj në këtë prizmin që deri më sot në Ballkanin perëndimor nga ky proces nuk ka asnjë lloj lëvizje … Patjetër lindi nevoja për krijimin e një mekanizmi tjetër siç ishte Ballkan Open, që ndoshta ju bë si konkurrencë kësaj ose ndoshta ishte pikërisht kjo nismë e re e cila e nxit ose e ri-nxiti nismën e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gjoka.

Për ri-vitalizimin e procesit të Berlinit këtë vjeshtë, pati paralajmëruar edhe vet kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Prishtinë në muajin qershor.

Kronika e realizuar nga Valmir Gallopeni

Tags: Procesi i Berlinitriaktivizimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Prattipati takon ministrin Krasniqin, ambasada tregon çka u bisedua

Ilir Kulla merr titullin “Kalorës” në Senatin e Italisë

Ilir Kulla merr titullin “Kalorës” në Senatin e Italisë

Ditari: 03.03.2026

Ditari: 03.03.2026

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën