TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në mungesë të stafit, në disa vatra zjarri në Suharekë u dërgua nga një zjarrfikës

Për dy ditë, komuna e Suharekës ishte vatër e tre zjarreve, të cilët shkaktuan dëme jo të mëdha bujqësore. Për lokalizimin e këtyre zjarreve, shkak i kapaciteteve të pakta, zjarrfikësit punuan për rreth 24h.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A

Gjurmë të zjarrit kanë mbetur ende.

Të martën flakët  përshkuan afro 10 hektarë tokë, në fshatin Dubravë të Suharekës.

Për pasojë u shkaktuan dëme bujqësore.

Atdhedon Maliqit iu dogjën 60 topa kashtë, ani pse me bashkëfshatarët bënë përpjekje për të shpëtuar ushqimin e kafshëve nuk arritën dot.

“Na ka shkaktu dëm diku 60 topa, që kanë qenë këtu, ku shihet se jemi mundu m’i shpëtu këto, por andej është kallë krejt”, u shpreh Atdhedon Maliqi, banor.

E gjithë kjo besohet të ketë ardhur nga pakujdesia e banorëve.

“Ma merr mendja që ndonjë qytetar i pacivilizuar e ka bërë dëm, se nuk ka mundur të digjet vet” thotë ai.

Mirëpo, fshati Dubravë nuk ishte vatra e vetme e zjarrit.

Në dy lokacione të tjera në Suharekë, u angazhuan në zjarrfikje, zjarrfikësit e kësaj komune.

Këta në betejën për shuarjen e zjarrit ishin vetëm dy.

“Dje ka qenë një ditë ku kemi pas zjarre më së shumti, dhe kemi qenë pothuasje 24 orë të angazhuar në fikjen e zjarrit, vlen të ceket një zjarr që ka filluar me 15.07 në malet e Cerrit në trekëndëshin, Rahovec, Suharekë dhe Malishevë”, tha Vehbi Krasniqi- Komandant i Zjarrfikësve në Suharekë.

Shkak i numrit të paktë të stafit, ekipeve në teren u dolën në ndihmë banorët e zonave.

“Jemi shumë pak zjarrfikës, kështu që jam detyruar që nga një zjarrfikës me dërgu në çdo pikë të zjarrit, ku me ndihmën e qytetarëve kanë arritur që t’i lokalizojnë vatrat e zjarreve”, tregon Krasniqi.

Në teren kishin dalë edhe ekipet policore.

“Kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe sipas ekipeve në teren dëmet nuk kanë qenë të mëdha dhe nuk ka pasë ndonjë dyshim që të iniciohet ndonjë rast”, ka thënë zëdhënsi i PK-së, Vesel Gashi.

Nga këto institucione u bë apel për kujdes të shtuar për çdo veprim që mund të nxisë nisjen e ndonjë zjarri.

Tags: Suharekëzjarret
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën