TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Luginën e Preshevës filloi procesi zgjedhor

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Në Luginën e Preshevës filloi procesi zgjedhor

Nga ora 7 janë  në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal.

Kjo është konfirmuar për Radio Televizionin e Kosovës nga Komisionet Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc, ku nuk evidentohet ndonjë incident i çfarëdo lloj natyre.

Presheva ka rreth 43500 votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të votimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.
Në Preshevë në garë janë 6 subjekte shqiptare dhe një subjekt serb. Në Bujanoc ndërkaq po garojnë 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

Tri nga 4 subjekte politike shqiptare: Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Shaip Kamberi, Partia Demokratike që udhëhiqet nga Nagip Arifi dhe Lëvizja e Progresit Demokratik me kryetar Shqiprim Musliun, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor sipas të cilës, subjekti që merr më shumë mandate do të udhëheqë me komunën e Bujanocit dhe për këtë do të ketë garancë votat e këshilltarëve të subjekteve që marrin më pak mandate.

Kjo për të vazhduar ujdinë që ishte arritur për një koalicion shqiptar në vitin 2020 me ndihmën e ish-ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj. Por, në këtë koalicion parazgjedhor nuk është përfshirë subjekti i vetëm shqiptar “Alternativa për Ndryshim”, e cila në komunë të Bujanocit udhëhiqet nga Arbër Pajaziti.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një postim që ka bërë një ditë më parë ka folur për ndërhyrje të përfaqësuesve të organeve shtetërore serbe në vullnetin e qytetarëve, në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit.

Kamberi, ka ftuar drejtuesit e organeve të shtetit që të qëndrojnë larg ndërhyrjeve se cilën listë dhe cilin kandidat duhet ta votojnë.

Ndryshe, për situatën e rëndë dhe diskriminuese në Luginë të Preshevës, vetëm një ditë para zgjedhjeve kemi pasur një reagim të katër euro deputetëve të Parlamentit Evropian, të cilët kanë kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç janë precizuar në Marrëveshjen e Konçulit më 2001.

Në këtë letër, euro deputetët: Viola von Carmon – Taubadel, Rainer Ëieland, Mixhael Gahler dhe Thijs Reuten i kujtojnë Serbisë se shqiptarët në Luginë të Preshevës ballafaqohen me forma të ndryshme të diskriminimit, siç është pasivizimi i adresave, qasja e kufizuar në arsim e shëndetësi dhe rikujtohet Serbia se mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal.

Tags: BujanocPreshevaZgjedhje Komunale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana ndalon rreth 300 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Hanit të Elezit

Dogana ndalon rreth 300 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Hanit të Elezit

Kryetari i ri serb i Leposaviqit pretendon se e gjeti komunën në gjendje të keqe, e demanton Hetemi

Kryetari i ri serb i Leposaviqit pretendon se e gjeti komunën në gjendje të keqe, e demanton Hetemi

Manxhuka: Qëndrimi i VV-së ndaj Listës Serbe i pandryshuar

Manxhuka: Qëndrimi i VV-së ndaj Listës Serbe i pandryshuar

​Zgjatet afati i aplikimit për skemën e granteve për energji të pastër

​Zgjatet afati i aplikimit për skemën e granteve për energji të pastër

“Shkalla e katastrofës është e madhe”: Përshkrimi i UNICEF-it për situatën në Gaza

“Shkalla e katastrofës është e madhe”: Përshkrimi i UNICEF-it për situatën në Gaza

Revista Time zgjedh “Arkitektët e inteligjencës artificiale” si “Njeriun e Vitit”

Revista Time zgjedh “Arkitektët e inteligjencës artificiale” si “Njeriun e Vitit”

Forcat izraelite vranë një grua dhe plagosën pesë persona të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Forcat izraelite vranë një grua dhe plagosën pesë persona të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Dogana ndalon rreth 300 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Hanit të Elezit

Dogana ndalon rreth 300 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Hanit të Elezit

Kryetari i ri serb i Leposaviqit pretendon se e gjeti komunën në gjendje të keqe, e demanton Hetemi

Kryetari i ri serb i Leposaviqit pretendon se e gjeti komunën në gjendje të keqe, e demanton Hetemi

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Manxhuka: Qëndrimi i VV-së ndaj Listës Serbe i pandryshuar

Manxhuka: Qëndrimi i VV-së ndaj Listës Serbe i pandryshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën