TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në Kosovë bie prodhimi i qumështit, në Shqipëri fermerët derdhin qumështin në rrugë

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Në Kosovë bie prodhimi i qumështit, në Shqipëri fermerët derdhin qumështin në rrugë

Blegtorët nga Shqipëria përballen me vështirësi sa i përket prodhimit të qumështit, të cilët ankohen se nuk kanë përkrahje nga shteti dhe janë të detyruar të derdhin qumështin në rrugë për shkak të çmimit të ulët. Derisa kanë protestuar disa herë, të njëjtit kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga qeveria atje. Megjithatë,eksperti i blegtorisë njëkohësisht blegtor, Ervin Resuli, ka përmendur për KosovaPress problemet që ata ballafaqohen.

Sipas tij, mungesa e subvencioneve në nivele jo të kënaqshme i ka detyruar herë pas herë edhe përpunuesit t’i drejtohen tregut të rajonit apo edhe më gjerë. Ndërkaq, në vendin tonë, nga shoqata e prodhueseve të qumështit të Kosovës, ankohen se ka rënie të prodhimit. Të njëjtit ankohen se ka mungesë të fuqisë së punëtorëve dhe krerëve të bagëtive.

Resuli derisa thotë se qeveria shqiptare për skemat kombëtare në blegtori ndan rreth 100 euro, vlerëson se kjo shumë duhet të rritet. Sipas tij, shtetet përreth qëndrojnë më mirë në aspektin e përkrahjes së fermerëve se sa Shqipëria.

“Për sa i përket skemave subvencionuese jo shumë të kënaqshme, por edhe punës së vështirë që vet sektori karakterizon kryesisht në blegtori…Një pjesë e pakënaqësive është mbështetja drejtpërsëdrejti sa i përket për krerë, kryesisht në blegtori. Skemat janë më të pakëta në krahasim me skemat e Kosovës të cilat nuk mbështesin maksmilaisht, edhe pa limit. Pra, ne për skemat kombëtare në blegtori japim rreth 100 euro për krerë dhe jo më shumë se 50 krerë. Për tufat që janë mbi 50 krerë lopë, ne mbështesim 50 për qind të vlerës. Ndërsa, në Kosovë pothuajse mbështetja është pa limit mbi sasinë të cilët aplikohet. Po ashtu problemi që kanë hasur blegtoret është edhe lëvizja e çmimit, pra industria e përpunimit të qumështit ushtron një lloj trysnie, duke qenë se në tre vitet e fundit ka pasur një organizim tyre në shoqatë, e cila ka ushtruar herë pas herë presion mbi blegtorët duke mbledhur qumësht me çmim më të lirë, pa marrë parasysh kostot e prodhimit. Kjo ka bërë që prej 1 prilli të këtij viti, blegtoret e Shqipërisë të mos dorëzojnë më qumështin në përpunueset e qumështit por ta derdhin atë apo ta mbajnë gjatë në fermat e tyre. Ata mendojnë se puna e tyre nuk është e vlerësuar nga fabrikat e përpunimit të qumështit…Mungesa e subvencioneve në nivele jo të kënaqshme i ka detyruar herë pas herë edhe përpunuesit t’i drejtohen tregut të rajonit apo edhe më gjerë”, thotë Resuli.

Në anën tjetër, Melihate Jashari, nga Shoqata e Prodhueseve të Qumështit të Kosovës thotë se ka rënie të prodhimit të përpunuesve të qumështit. Ndonëse thotë se subvencionet nga shteti duhet të jetë më e madhe në mënyrë që blegtoret të stimulohen dhe të merren me këtë lëmi.

“Çmimi mesatar i grumbullimit të qumështit për momentin sillet 0.43 cent deri në 0.45 cent, varësisht prej marrëveshjeve kontraktuale që i kanë fermerët me përpunuesit e qumështit…Sipas të dhënave në terren që i kemi, prodhimi i qumështit ka rënë. Një ndër faktorët është edhe tani migrimi i të rinjve, nuk po shohin interes të merren me këtë lami…04:02 Krahasim me vendet përreth, subvencionimet për fermerët, për prodhuesit e qumështit, është në nivel të mirë, mirëpo kjo rritje duhet të vazhdojë në mënyrë që kjo qëndrueshmëri e prodhimtarisë bujqësore të jetë në nivel që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit tonë…Një ndër masat për t’i stimuluar fermerët që të merren me këtë lami është edhe subvencionimi i prodhimit të qumështit në bazë të kategorizimit, ku për cilësinë ekstra, fermerët përfitojnë subvencione 0.07 cent në litër, ndërsa për klasën e parë 4 cent dhe për të dytën 2 cent, kjo ka ndikuar që të ngritët cilësia e prodhimit të qumështit”, thotë Jashari.

Ndërkaq, në Shqipëri në shenjë pakënaqësie, blegtorët kanë derdhur një tanker me qumësht të freskët në rrugët atje. Sipas tyre, qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga kriza në marrëveshje? Nimani flet për ofertat që po diskutohen me Kurtin

Nga kriza në marrëveshje? Nimani flet për ofertat që po diskutohen me Kurtin

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

A do ta pranojë Limaj ofertën? Spahiu: Kurti i ofroi tri ministri

Pritje më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë – pikat e tjera kufitare të qeta

Pritje më të gjata te “Dheu i Bardhë” për hyrje në Kosovë – pikat e tjera kufitare të qeta

LDK zyrtarizon Kastriot Shabanin për Shtimën: Gati për sfidën lokale

“Info Nata”- 21.07.2025

Mediat amerikane: Sunny Hill më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Mediat amerikane: Sunny Hill më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X