TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë proces deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të prokurorisë të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse, dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun.

Dje pjesa më e madhe e seancës u mbajt e mbyllur për publikun, gjykatësi Smith shpjegoi se gjatë dëshmisë së dëshmitarit 265, mbrojtja e Selimit paraqiti një kundërshtim  për dëshminë nga seanca e asaj date.

Gjatë seancës së djeshme ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt i mbrojtur i prokurorisë.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Ditë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e 20 personave për të marrë pjesë në këtë proces si viktima.

Ata kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku refuzohej kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Suspendohet një zyrtar policor në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatës zyrtare

Nga drekat te pagat – Kaq shpenzuan partitë në tremujorin e dytë të vitit

Nga drekat te pagat – Kaq shpenzuan partitë në tremujorin e dytë të vitit

“Armë, dy milionë denarë serbë” – Krejt çka u gjet në shtëpinë e policit të dyshuar për spiunazh

Sot mbahet seanca dëgjimore për Bojan Jevtiq, të arrestuarin për spiunazh

Gashi kritikon Osmanin e Kurtin: Marrëveshjen e Uashingtonit dikur tradhti, sot “arritje historike”

Gashi kritikon Osmanin e Kurtin: Marrëveshjen e Uashingtonit dikur tradhti, sot “arritje historike”

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Suspendohet një zyrtar policor në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatës zyrtare

Nga drekat te pagat – Kaq shpenzuan partitë në tremujorin e dytë të vitit

Nga drekat te pagat – Kaq shpenzuan partitë në tremujorin e dytë të vitit

Si të krijoni një përshtypje të mirë që në sekondat e para

Si të krijoni një përshtypje të mirë që në sekondat e para

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Marseille interesohet për Edon Zhegrovën

Hendboll, fitore e thellë e Kosovës U 19, ndaj Izraelit

Hendboll, fitore e thellë e Kosovës U 19, ndaj Izraelit

Kevin Dodaj transferohet te CSKA Sofia për 450 mijë euro

Kevin Dodaj transferohet te CSKA Sofia për 450 mijë euro

Sigal Prishtina vazhdon me Daniel Lekndreaj

Sigal Prishtina vazhdon me Daniel Lekndreaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X