TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, shumë qytetarë të Prishtinës iu drejtuan xhamive të kryeqytetit. Kjo për ta falur namazin e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror u shënua në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Nga foltorja e xhamisë, u bë thirrje për ruajtjen e familjes dhe u kërkua mobilizim kundër dukurive negative.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Nën tingujt e ilahive, u zgjuan të mërkurën qytetarët e Prishtinës.

Këta të fundit, në orët e para të mëngjesit, ia mësyn xhamive të kryeqytetit.

Me vete, ishin pajisur që nga shtëpia.

Shumë prej tyre, cak të mërkurën patën Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Si çdo bajram, këtu mbahet manifestimi qendror me rastin e festës së Fitër Bajramit.

E këtu, nuk munguan as ata që kësaj feste i gëzohen më së shumti.

E ata që erdhën më herët, vend zunë brenda xhamisë.

Fillimisht, u fal namazi i sabahut.

E në ora 6:41, filloi edhe falja e namazit të Bajramit.

Para xhematlinjve, në fjalim kryesor, doli myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Ky tha se familja është elementi kyç për formimin e një shoqërie.

“Kushdo prej nesh që sjellë diskutimet por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin”, tha Tërnava.

Tutje, myftiu i Kosovës, tha se duhet mobilizim për parandalimin e dukurive negative.

“Nga viti 2002 deri më 2023, fatkeqësisht kemi 1230 vetëvrasje në Kosovë, 151 vëllavrasje, 2933 raste humbje jetë në komunikacion. Vërtet shifra rrëqethëse , andaj kërkohet nga ne si shoqëri të mobilizohemi duke përfshirë të gjitha mekanizmat në parandalimin e këtyre dukurive ngase nëse qëndrojmë pasiv vetëvrasjet pro edhe vrasjet do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”, tha ai.

Tërnava i bëri thirrje qytetarëve ti përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në fund, besimtarët bën edhe lutjen e Bajramit.

Kur gjithçka përfundoi, filluan edhe urimet.

Ndryshe, festa e Fiter Bajramit në fenë islame, vjen pas përfundimit të muajit të madh të Ramazanit.

Tags: faljaFiter BajramiXhamia e Madhe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Sfida të rëndësishme në elitën e basketbollit

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën