TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në dy raste të ndara, arrestohen dy të dyshuar për posedim të narkotikëve

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Në dy raste të ndara, arrestohen dy të dyshuar për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në dy raste të ndara, në rajonin e Prishtinës, ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale me narkotikë, si dhe ka sekuestruar provat materiale përkatëse.

Sipas Policisë, në rastin e parë gjatë kontrollit të objektit banues të të dyshuarit në Prishtinë janë gjetur dhe sekuestruar: 1 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4680 gramë, 1 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 3880 gramë, 1 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 5.34 gramë, 1 telefon, dy peshore digjitale, një armë zjarri me karikator dhe 15 fishekë, një çantë me dokumente,  4 x 200 euro dhe 1 X 100 euro, 6 orë të dorës të markave të ndryshme,  3 kartela të telefonit, 3 kartela bankare, një pasaportë, 2 DVR, dokumente të ndryshme, si dhe një veturë.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe i njëjti me vendim është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, në rastin e dytë thuhet se një zyrtar policor derisa ishte në lëvizje me veturë jashtë detyrës zyrtare, ka vërejtur një person të dyshuar në veturë duke konsumuar marihuanë dhe e ka ndaluar atë.

Tek i dyshuari pas kontrollit janë gjetur dy qese dhe një cigare të dyshuara për narkotikë të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 108.4 gramë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Pas të gjitha veprimeve të ndërmarra, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni-269 dhe i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën